Letra dhe duhan/ Mbrojtësi i Manchester United “thyen” karantinën dhe dëfrehet me miqtë

03/05/2020 17:41

Mbrojtësi i Manchester United, Marcos Rojo,  ka “thyer” karantinën dhe është filmuar duke pirë duhan, teksa luante bixhoz me miqtë e tij. Rojo, aktualisht luan i huazuar në ekipin argjentinas Estudiantes. Video, është filmuar nga vëllai i tij Franco, i cili e ka postuar më pas atë në rrjete sociale. Megjithëse ai e ka fshirë menjëherë videon, mediat në Argjentinë kanë arritur ta sigurojnë atë.

Mbrojtësi 30-vjeçar u largua nga Old Trafford për t’u  bashkuar me  klubin e tij të fëmijërisë gjatë afatit kalimtar të janarit.

Por kjo shkelje e disiplinës nuk është parë me sy të mirë nga trajneri i “djajve” Ole Solskjaer, i cili mund të vendosi që mbrojtësi mos të kthehet më në Manchester, por të gjej një destinacion tjetër për të luajtur, shkruajnë mediat e huaja.

FOTO GALERI
3/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA