A ju kujtohet seriali për historine e Pablo Escobar. Shumë shikues të Top Channel qëndronin zgjuar deri vonë për të parë historinë e njeriut me famkeq të Kolumbisë. El Chapo është një kriminel më me shumë famë se Eskobar dhe për më tepër është i gjallë në një burg në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Por kur Escobar i kartelit Medelin ishte zhdukur, në skenën e krimit të organizuar në Amerikës Latine po lulëzonte një emër i frikshëm ai është Joaquin “El Chapo” Guzman i cili u bë kreu i kartelit Sinaloa. I lindur në një familje të varfër meksikane El Chapo vendosi shumë pasuri dhe bëri një luftë të egër, me rivalët, me shtetin dhe me amerikanët.
Historia e tij e vërtetë, është ekranizuar nga Netflix dhe Univision. Top Channel duke nisur nga data 3 Prill do të transmetojë të Premten, të Shtunën dhe të Dielën nga ora 21.00 deri në orën 23.00 të gjitha seritë e këtij seriali. Ai tregon fillimet e Joaquin Guzman në vitin 1985, kur ai ishte thjesht një anëtar i nivelit të ulët të Kartelit Guadalajara. Më pas ai arrin të ngrihet në pushtet dhe bëhet kreu i Kartelit Sinaloa.
Vrasje makabre, tradhëti, luftë mes karteleve të Sinaloas dhe atij Gjirit të Meksikës dhe trafiku më i madh i kokakinës drejt SHBA-ve, janë pjesë e historisë reale të shfaqur edhe në serialin El Chapo. Seriali është realizuar nga një kastë aktorësh dhe producentësh meksikanë dhe në rolet kryesore janë Marko de la O, Humberto Busto, Alehandro Agilar, Rodrigo Abed, Luis Fernando Pena, Huan Karlos Olivas, Antonio de la VegaRolf Petersen, Karlos Herman Romo, Marcela Mar, Hector Holten, Diego Vaskez, Dolores Heredia. Historia është meksikanë por xhirimet janë realizuar në Kolumbi dhe ka një arsye. Meksika ende vuan nga pasojat e tmershme të luftës së karteleve të drogës. Trashëgimia e El Chapos është ende e gjallë ndërsa njerëzit me të cilët ai bashkëpunoi janë ende aktivë. Ndërsa i biri Ovidio Guzman Lopez u arrestua disa muaj më parë, por banda e tij iu përgjigj me armë policisë dhe e liroi.
Filmi Serial “El Chapo” është nje serial televiziv i zhanrit të krimit, një bashkëprodhim i Netflix dhe Univision, bazuar në një ngjarje të vërtetë, një vështrim kronologjik në jetën e trafikantit famëkeq të drogës, Joakin “El Chapo” Guzman. Seriali shtjellon jetën e tij gjate tre dekadave, udhëtimin e tij personal duke na çuar pas në vitet e fëmijërisë dhe ndikimet kryesore që e futën atë në këtë udhë që të bëhej një nga njerëzit më të fuqishëm në planet. Fabula e filmit nuk ka përjashtuar asgjë nga jeta e tij. Portretizimi i qeverisë meksikane nuk është pozitiv e i mirë dhe është e dukshme si një qeveri seriozisht e korruptuar. Ndershmëria brutale e skenarit e bën këtë serial edhe më tërheqës dhe ta bën më të thjeshtë të shohësh edhe 3-4 episode rresht. Filmi shtjellon nga fillimet e Joakin “El Chapo” Guzman në vitin 1985 kur ai ishte një anëtar i rëndomtë i Kartelit Guadalahara, ngritja e tij fuqishme si bosi i Kartelit Sinaloa në vitet ’90-të, dhe rënia e tij përfundimtare në 2016. Në serialin “El Chapo” jepet qartë që shteti dhe politikanët janë po aq të pamëshirshëm sa dhe kartelet.
El Chapo ndjek gjurmët e “Njeriut me shenjë”, e një të riu me ide të mëdha i cili shqelmon kundër sistemit të vendosur dhe mbijeton falë alencave të zgjuara dhe duke u treguar i pamëshirshëm. Shpërthime, prerje kokash, tortura, mizori e paimagjinueshme, therje të të pafajshmëve me sigurinë e një trafikanti droge që gjithmonë ia del mbanë.
Historia e tij është një nga historite e ngritjes nga leckaman në të pasur. Joakin Guzman u rrit në një familje të varfër dhe shiste portokalle për të ndihmuar familjen. I ati ishte fermer që e rrihte rregullisht. Si adoleshent, ai punonte në fushat e lulekuqeve dhe rriste marihuanën e tij. Me fitimet ndihmonte familjen teksa i ati e kishte zakonin të harxhonte të gjitha paratë në alkool dhe me femra. Emri El Chapo ka kuptimin “shkurtabiq” dhe ia kanë vënë që kur ishte adoleshent ngaqë ishte i shkurtër. Ndoshta ishte relativisht i shkurtër, ai kishte nje trup robust dhe kishte nje goditje vdekjeprurëse që do ta kishte gjithë jetën e tij.
Guzman e filloi nga zero në botën e krimit të organizuar por shpejt ngjiti shkallet dhe u be bos. Dhe sapo filloi të merrte pushtet, ai gjithmonë luftonte për më shumë. Ngritja e tij në majë është një nga ngjarjet më të dhunshme në histori. Ai personalisht vrau dhe torturoi një numër të pafund njerëzish duke përfshirë bosa rivale që i zinin rrugën për kontrollin e plotë të botës së drogës.
Historia e El Chapo ende luhet në jetën reale. Pasi e ekstraduan në SHBA ai u mbajt në burg të sigurisë së lartë ndërsa gjyqi i tij ishte planifikuar në nëntor 2018. Qeveria Federale Amerikane e ka etiketuar ate si njeriu më i frikshëm në planet. I konsideruar si lordi më i madh i drogës i gjithë kohërave, ai ka dalë në revistën Forbes në shumë raste duke u listuar si një nga njerëzit më të fuqishëm në botë. Ndodhitë që çojnë deri tek gjyqi jane po aq dramatike. Para gjyqit, avokatet e tij shpërndanë një deklaratë duke ju premtuar se asnjë nga anëtarët e jurise do te ekzekutohet.
Filmi ka një kast aktorësh të shkëlqyer. Marco de la O ka një prezencë të vazhdueshme në ekran si El Chapo. Ndërsa disa nga skenat do të ishin vërtetë një sfide për çdo aktor, veçanërisht skenat në qelitë e izolimit, ku Marko de la O është fantastik dhe meriton vërtetë çmim për perfomancën e tij. Një tjetër performancë është e Humberto Busto. Ai luan politikanin pabesueshmërisht të korruptuar Konrado Higuera Sol. Ambiciet e tij për t’u bërë President e fusin atë në një udhë, pak nga pak në gabim sikurse Guzman dhe ai do të bëjë gjithcka për të kapur majën. Rrugëtimi i tij drejt ngritjes është po aq i shpejtë sa i El Chapos. Fokusi në këto dy figura thur udhën e fabulës duke sjellë një thriller politik më shumë se sa një histori dokumentareske thjesht përqendruar te lordi i drogës. Eshtë një serial ku është bërë nje hulumtim i thellë. Hollësitë janë të jashtëzakonshme dhe stili i kameres i jep serialit një ndjesi unike.
Po kush eshte El Chapo?
Joaquin Guzman Loera është lordi meksikan i drogës që drejtonte kartelin Sinaloa, një organizatë kriminale që e kishte marrë emrin sipas shtetit meksikan Sinaloa të bregut të Paqesorit ku ajo dhe u formua.
Eshtë gabim ta karakterizojmë El Chapo si thjesht një histori tjetër e përgjakshme dhe me shumë dhunë. Shikojmë që shteti bashkëpunon me lordet e droges, sanksionon vrasje dhe mban anë në luftrat për territore. Personazhi i politikanit langua “Don” Conrado Sol është fiktiv, që mishëron korrupsionin politik në Meksikë që i kanë dhënë mundësinë tipave si El Chapo të lulëzojnë. Në dukje ai është i butë dhe i duruar, pa pretendime dhe i preokupuar vetëm t’i shërbejë vendit të tij, por në brendësi Sol është i ngërthyer nga ambicia të bëhet president. Ngritja e tij në rrangjet politike ndodh paralel me ngritjen kriminale të El Chapo.
El Chapo konsiderohet “trafikanti më i fuqishëm i drogës në bote” nga Departamenti i Thesarit të SHBA-së.
Në 2009, Forbes e listoi atë si një nga njerëzit më të pasur në botë me një pasuri 1 billion dollarë. El Chapo ishte një nga anëtarët e kartelit Guadalahara përpara se të drejtonte kartelin Sinaloa për të cilin prokurorët thonë se është furnizuesi më i madh i drogës në SHBA.
Karteli Sinaloa ka transportuar ngarkesa shumë tonëshe me drogë nga Kolumbia në SHBA, nëpërmjet celulave për shpërndarjen në SHBA. Përvec trafikimit, ai shikohet si përgjegjës për vrasjet dhe rrëmbimet e disa rivaleve. Ai u arrestua në vitin 1992 për vrasje dhe trafikim droge por arriti të arratisej në 2001.
El Chapo u arrestua për herë të dytë në shkurt 20 shkurt 2014 por më vonë u arratis përsëri në 2015 nga burgu i sigurisë së lartë Altiplani në Meksikë. Në fakt kjo është periudha kur shumë njerëz filluan ta njohin më shumë, vetëm pas “arratisjes së tij të milleniumit”, nga një burg i sigurisë së lartë nga një tunel nëntokësor duke ngarë një motocikletë në shina. Arratisja e tij nëpër tunel të bën të mendosh se mendje të tilla e bëjnë gjithçka të mundur. Ndër qarqet e krimineleve e trafikantëve Guzman është si një yll rroku. Ai ishte në arrati për të paktën 5 muaj përpara se të kapej nga autoritetet në Janar 2016. Në 2017, El Chapo u ekstradua në SHBA për t’u përballur në gjyq me akuza që kishin lidhje me drejtimin e kartelit Sinaloa.
Në 12 shkurt 2019 El Chapo u shpall fajtor për të gjitha 10 akuzat në Nju Jork. Ai u shpall fajtor për një numër akuzash duke përfshirë shpërndarje kokaine, heroine, pastrim parash dhe mbajtje armë pa leje. Ndërsa gjyqi vazhdonte, 61 vjecari rrezikoi dënimin me burgim të perjetshëm. Sipas CBS, El Chapo nuk tregoi asnjë emocion kur u lexua denimi.
Fakte reale (pas filmit)
“El Chapo” (Joakin Guzman Loera) po planifikon të akuzojë e hedh në gjyq Netflix dhe kanalin në gjuhën spanjolle Univision që qëllimisht shpifen dhe diskretituan me serialin televiziv rreth jetes se tij të shkuar e El Chapo ndërsa drejtonte aktivitet ilegal. Gjithashtu në vjeshtë 2019, polici i cili vrau te birin e El Chapo, u ekzekutua me 176 plumba.
Top Channel