Bradley Cooper dhe Gigi Hadid shijojnë një mbrëmje në Paris, darkë me miqtë gjatë Javës së Modës

10/07/2026 16:47

Gigi Hadid dhe Bradley Cooper janë fotografuar së bashku në Paris, ku po marrin pjesë në aktivitetet e Javës së Modës.

Çifti u pa gjatë një darke në një restorant të njohur në qendër të kryeqytetit francez, të shoqëruar edhe nga aktori Pedro Pascal dhe motra e tij, Lux.

Modelja 31-vjeçare tërhoqi vëmendjen me një fustan elegant me pika dhe me një çarje anësore, ndërsa Bradley Cooper, 51 vjeç, u shfaq me një këmishë blu, pantallona gri dhe një kapelë.

Sipas Daily Mail, në darkë ishin të pranishëm edhe aktori Pedro Pascal dhe motra e tij, Lux Pascal.


Bradley Cooper dhe Pedro Pascal njihen si miq prej shumë vitesh dhe janë shfaqur së bashku në disa evente publike.

Pamjet e çiftit në Paris vijnë në kohën kur kryeqyteti francez po pret një sërë aktivitetesh në kuadër të Javës së Modës, ku marrin pjesë emra të njohur të industrisë së modës dhe të showbiz-it.

Top Channel