Shtyrja e Panairit të 29-të të librit, reagon botuesi Frano Kulli: S’besoj se ka shëmbëlltyrë të ngjashme kund tjetër, që Krishtlindjet të kthehen në ditë pune 05/11 16:30
Festivali “Kabaja Myzeqare” u zhvillua për të gjashtin vit radhazi në Krutje të Lushnjës, duke rikthyer në vëmendje një prej trashëgimive më të pasura kulturore të krahinës së Myzeqesë.
Ky organizim mblodhi banorë, artistë lokalë dhe dashamirës të traditës, të cilët shijuan muzikën popullore, veshjet karakteristike dhe vallet tradicionale që përfaqësojnë identitetin kulturor të kësaj zone.
Sipas organizatorëve, numri i pjesëmarrësve rritet nga viti në vit, duke përfshirë gjithnjë e më shumë edhe brezin e ri në ruajtjen dhe promovimin e kësaj trashëgimie.
Në takimin e sazeve popullore morën pjesë rreth 100 artistë nga Lushnja, Berati, Fieri, Kuçova, Kozara, Gorrja, Divjaka, Semani, Krutja dhe Fiershegani.
Top Channel