Ansambli kombëtar në Londër, për herë të parë pas 70 vitesh performoi në një nga skenat e njohura britanike

12/07/2026 19:57

Ansambli Kombëtar u ngjit në skenën e Show Theatre, në zemër të Londrës, në një mbrëmje të veçantë që ndërthuri trashëgiminë kulturore shqiptare me vizionin dhe frymëzimin që Lord Bajroni gjeti në Shqipëri.

“Për herë të parë në historinë e tij 70-vjeçare, Ansambli performon si një trupë e vetme artistike në qendër të Londrës, në një skenë prestigjioze. Është një moment krenarie jo vetëm për Ansamblin, por për të gjithë kulturën shqiptare”, tha Sokol Marsi.

“Shqipëria përmes syve të Bajronit”, një produksion etno-muzikor dhe teatror, ndërthur historinë, poezinë, muzikën dhe trashëgiminë kulturore shqiptare në një rrëfim artistik me identitet të fortë kombëtar.

Aktiviteti, që pati jehonë në komunitetin shqiptar dhe atë britanik në Londër, u organizua nga Empowered Women of Diaspora.

“Misioni ynë shkon përtej fuqizimit të grave. Duam të krijojmë ura lidhëse mes komuniteteve, institucioneve dhe vendeve, përmes kulturës, arsimit dhe diplomacisë kulturore”, tha Ensuita Këputa.

“Ky është një aktivitet madhështor që feston diversitetin dhe gjithëpërfshirjen, sepse pavarësisht dallimeve, jemi një. Komuniteti shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar është i përfaqësuar gjithmonë dhe shihet pozitivisht kudo”, thakryebashkiak i Borough-it të Camden në Londër, Eddie Hanson .

Një dimension të veçantë artistik i dha interpretimi i autorit dhe aktorit britaniko-kosovar Robert Wilton, në rolin e Lord Bajronit, si dhe kryebashkiakut të Borough-it të Camden në Londër, Eddie Hanson.

Publiku ndoqi me vëmendje çdo moment të shfaqjes në teatrin që u mbush jo vetëm me shqiptarë, por edhe me të huaj.

“E kemi vizituar Shqipërinë dhe na ka tërhequr muzika. Ndaj vendosëm të vinim sonte në këtë shfaqje, kaluam shumë bukur”, u shpreh një qytetare.

“Shqipëria përmes syve të Bajronit” shënjoi një tjetër hap të rëndësishëm në promovimin ndërkombëtar të kulturës dhe trashëgimisë shqiptare.

Top Channel