Kylie Jenner “i vë flakën” Instagramit, pozon me bikini ngjyrë argjendi

15/07/2026 09:46

Kylie Jenner ka tërhequr sërish vëmendjen në rrjetet sociale me një set të ri fotografik me bikini, si pjesë e një fushate për rroba banje.

Biznesmenja dhe influencuesja amerikane ka publikuar disa fotografi të reja në profilin e saj, ku shfaqet duke pozuar me një palë bikini ngjyrë argjendi, duke marrë mijëra reagime nga ndjekësit e saj.

Jenner, e cila ndiqet nga rreth 380 milionë persona në rrjetet sociale, ka ndarë vazhdimisht imazhe nga kjo fushatë, duke zgjedhur stile të ndryshme dhe duke promovuar koleksionin e ri të rrobave të banjës.


Postimet e saj kanë marrë menjëherë vëmendje të madhe online, duke u shpërndarë gjerësisht nga fansat dhe mediat rozë.

Kylie Jenner është një nga figurat më të ndjekura në botën e modës dhe rrjeteve sociale, ndërsa përveç famës televizive njihet edhe si themeluese e markave të saj në industrinë e bukurisë dhe modës.

Top Channel