Ndërron jetë aktori Sam Neill, ylli i “Jurassic Park” dhe “The Piano” ishte 78-vjeç
Edhe pse në albumin e saj më të ri Madonna i referohet me tone kritike ish-bashkëshortit Sean Penn, një mik i këngëtares ka zbuluar se aktori fitues i çmimit Oscar mbetet ende dashuria më e madhe e jetës së saj.
Sipas Page Six, disa nga këngët e albumit “Confessions on a Dance Floor Part II” përmbajnë referenca për vëllain e ndjerë të artistes, njerkën e saj dhe Sean Penn, me të cilin Madonna pati një martesë të bujshme në vitet ’80. Në një prej këngëve, ajo flet për “ndjesinë e kërcënimit” që përjetoi gjatë asaj marrëdhënieje.
Megjithatë, një mik i afërt i “Mbretëreshës së Popit” tha se, pavarësisht këtyre referencave, Sean Penn nuk ka pushuar kurrë së qeni njeriu që Madonna ka dashur më shumë.
Albumi sjell edhe një moment shumë personal për këngëtaren, pasi përfshin një duet me vajzën e saj 29-vjeçare, Lourdes Leon. Madonna ka treguar se ishte vetë Lourdes ajo që i propozoi të shkruanin një këngë së bashku, si një mënyrë për të shëruar marrëdhënien e tyre.
What really caused Madonna and daughter Lourdes’ ‘tense’ relationship — and why she is still singing about Sean Penn https://t.co/aKMj4Su5tE pic.twitter.com/RSBvf95agN
— Page Six (@PageSix) July 12, 2026
Burime pranë artistes tregojnë se marrëdhënia mes nënë e bijë ka kaluar periudha të vështira. Lourdes mendonte se Madonna kishte qenë tepër e rreptë gjatë rritjes së saj, ndërsa këngëtarja ndihej fajtore që e kishte rritur vajzën në qendër të famës botërore dhe nën vëmendjen e vazhdueshme të publikut.
Në këngën e përbashkët, Madonna i drejtohet Lourdes me nofkën “yll i vogël”, të njëjtën që përdori për të në albumin “Ray of Light” të vitit 1998, kur vajza ishte vetëm dy vjeçe.

Sipas mikut të saj, distanca mes tyre u krijua edhe sepse Lourdes dëshironte të ndërtonte identitetin e saj, pa u parë thjesht si vajza e një superylli.
Për vite me radhë, Madonna është përballur me kritika për mënyrën e rreptë se si ka rritur gjashtë fëmijët e saj. Sipas raportimeve, ajo vendoste rregulla të forta në shtëpi, duke kufizuar përdorimin e teknologjisë dhe duke ndjekur një stil të disiplinuar jetese.
Vetë Lourdes ka pranuar më herët se nëna e saj ishte “një maniake e kontrollit” dhe se pas përfundimit të shkollës së mesme ndjeu nevojën të jetonte e pavarur për të ndërtuar jetën e saj.
Megjithatë, duket se raporti mes tyre është përmirësuar ndjeshëm. Sipas burimeve pranë familjes, bashkëpunimi muzikor ka ndihmuar nënë e bijë të lënë pas mosmarrëveshjet dhe të afrohen sërish.
“Madonna dhe Lola kanë pasur vështirësi në marrëdhënien e tyre, por tani po shkojnë shumë mirë falë krijimit të kësaj kënge”, u shpreh miku i artistes për Page Six.
Top Channel