Nëse situata me infeksionet e Covid-19 ndjek të njëjtin skenar me epideminë e SARS atëherë pritet që problem në muajt prill-maj të jetë më pak urgjent, thotë se fundmi në një intervistë me mediat akademiku rus Alexander Chuchalin, kreu i terapisë spitalore të univesitetit Pirogov në Moskë.

Sipas tij sistemi shëndetësor rus ka bërë më të mirën për të mbrojtur vendin nga koronavirusi dhe përkundër besimit të përgjithshëm, infektimi me Covid-19 mund të shoqërohet edhe me rrjedhje hundësh.
Pyetje: Ju jeni një nga pulmonologët më të mirë në Evropë dhe tashmë në një prej grupeve më të mëdha të rrezikut për koronavirusin. Cilat janë rekomandimet tuaja për grupmoshat me vdekshmëri më të lartë, veçanërisht ato në Kinë, Itali e Iran.

Përgjigje: Për të kuptuar grupet e rrezikuara nga sëmundja duhet të dimë se të gjithë ata që kontaktojnë me kafshët përfaqësojnë një rezervuar biologik. Për shembull në 2002 ndodhi me felinët afrikanë, në 2012 me gamiljet dhe tashmë shkenca është e pasigurtë, por ka prova se është një specie lakuriqi, ai që kinezët e konsumojnë.

Lakuriqi duket se shpërndan koronavirusin me anë të lëvizjeve të zorrëve për shembull në një treg kafshësh apo diku tjetër. Por tani gjithsesi po flasim për shpërndarje nga njeriu te njeriu dhe nuk mund të kthehemi prapa.

Koronaviruset janë infeksione virale shumë të zakonshme dhe njerëzit i hasin shumë herë gjatë jetës së tyre.
Por në 2002, 2012, dhe taninë 2020, situata ka ndryshuar shumë. Sepse serotipet që kanë qarkulluar prekin qelizat epiteliale.

Qelizat epiteliale janë ato që veshin rrugën respiratore, ato të tretjes dhe rrugët urinare. Prandajnjë person i prekur nis të shfaqë simtoma respiratore dhe intestinale (të zorrëve). Edhe në testet e uriëns duket ngarkesa virale.

Tipet e reja të vitusin kanë aftësi të hyjnë në kontakt me receptorët e tipit të dytë, siç është enzima e konvertimit të angiotensinës, dhe ky receptor është manifestues serioz i kollës.

Prandaj pacienti ka simptoma të dëmtimit të rrugës së poshtëme respiratore që është shenjë karakteristike e kollës. Tubat e frymëmarrjes janë shumë të vogla.

Pyetje: Prandaj më tej kalojmë te bronket?

Pikërisht, kemi bronket, dhe bronkiolat, bronkiolat respiratore. Kur marrin ajër gazet shkojnë në sipërfaqen e alveolave, në këtë pjesë të rrugës respiratore.

Pyetje: Dhe kjo është shenja e parë e kollës.

Jo, fillimisht kjo shkakton rrjedhje të hundës e më pas tharje të fytit.
Pyetje: Por të prekurit thonë se nuk i rrjedhin hundët?
Këto janë çështje të dhënash. Janë përpunuar 74 000 të dhëna mjekësore dhe të gjitha kishin rhinorrhea (rrjedhje hundësh). Dhe kjo ka disa nuanca sepse kështu e ka biologjia. Objektivi biologjik i virusit janë vërtet qelizat epiteliale.

Hunda, rajoni i faringut, trakea dhe bronkiolat e vogla janë të rrezikshme për njerëzit. Dhe siç po rezulton, duke pasur këtë mekanizëm, virusi sjell një shembje të shpejtë të sistemit imunitar të njeriut.

Pyetje: Pse?

Shpjegimi që jep shkenca sot është se në këtë proces është e përfshirë proteina e inter-feron-induktuar -10 e cila është regullatore e imunitetit të brendshëm dhe atij të përftuar.

Kjo mund të jetë ajo që shkakton dëme të thella për limfocitet.

Pyetje: Pra limfocitet bien menjëherë në testin e përgjithshëm?

Po. Nëse ka rritje të qelizave të bardha të gjakut ka dhe rritje të plateletave, që është lymfopeni e qëndrueshme dhe efekti limfotoksik i vetë virusit. Prandaj sëmundja ka të paktën katër faza; e para është virusemia, pra i ftohti i padëmshëm dhe 7-9 ditë në këtë interval.

Duke nisur nga dita e nëntë deri në të 14-ën, situata ndryshon tërësisht pasi në këtë periudhë formohet pneumonia bakteriale. Pas dëmtiit të qelizave epiteliale të rrugëve respiratore nis kolonizimi memikroorganizma nërajonin orofaringeal.

Pyetje: Domethënë aty vijnë bakteriet?

Po, bakteriet. Këto pneumoni janë virale dhe bakteriale.

Pyetje: Pra virusi mbush alveolat, ku ka bakterie gjatë gjithë kohës dhe jetojnë vetëm?

Në përgjithsi ne besojmë se rruga respiratore është sterile. Kjo është mënyra e funksionimit për rrugët e ulta respiratore.

Kur virusi thyen këtë barrierë, ai nis të kolonizojë e të shumohet në mushkëri, dhe infeksioni atje është i kombinuar virus-bakterie.

Kjo është pjesa ku doktori duhet të tregoj aftësi pasi periudha e virusit është vetëm me simptoma të lehta, por kur nis periudha e kollës ka marrje fryme dhe nisin komplikimet, personi nuk mund të marrë frymë vetë.

Pyetje: Është kjo edemë pulmonare?

Edemat e mushkërive janë të shumta dhe kjo varet sesi ato ndodhin. Për të qenë më të saktë ne e quajmë edemë pulmonare kardiogjenike. Ato trajtohen me mjekime të veçanta ndërsa kjo edemë e veçantë trajtohet me makineri mekanike ventilimi ose frumëmarrjeje, ose memetoda të avancuara siç është hemo-oksigjenimi ekstra-korporal.

Nëse një person kalon në këtë fazë dështimi i sistemeve imunitare bëhet fatal dhe patogjeneve i shtohen dhe Pseudomonas aeruginosa, myku. Në rastet e vdekjeve nga koronavirusi 50% e atyre në frymëmarrje artificiale i kishin alveolat të mbushura me myk.

Myku ose kërpudhat shfaqen gjatë fazës së thellë të mbytjes së sistemit imunitar. Askush nuk e di se cili është fati i njeriut që kalon gjithë këto faza, periudhën virale, pneumoninë viralo-bakteriale, edemat pumonare dhe pneumoninë septike.

Pyetje: Për shembull nëratin e një të moshuari të diagnostikuar me koronavirus në fazat e hershme, a duhet të vihet ai në makineri ventilimi?

Ju e dini se nuk mund të trajtohen pacientë të tillë, nuk ka mjekime virusemie dhe as për fazën viralo-bakteriale.
Nëse kthehemi nëeksperiecën e 2002, ne pamë dobësinë e personelit mjekësor të cilët rekomandonin mjekimet anti-gripale Tamiflu e oseltamivir. Me disa tipe të koronavirusit mbrojtja bëhet njëlloj me viruset e gripit.
Edhe nëse identifikohet si bartës i virusit atij i jepenkëto mjekime. Por situata është gjithsesi e pasigurtë dhe kërcënuese pasi nuk një bazë serioze provash.

Pyetje: Virusi ka ardhur tashmë në Rusi, si mendoni se do të zhvillohet, a do të zhduket në fund të pranverës, apo meardhjen e verës?

E vetmaj gjë që jemi të sigurtë është ndjekjae skenarit të SARS në 2002, prandaj shpresojmë që në prill ose maj problemi të jetë më i kontrollueshëm.

Pyetje: Thjesht prej mbylljes së problemeve sezonale respiratore?

Po, prej faktorit të klimës dhe një sërë faktorësh të tjerë. Tashmë për ne probleminuk është Kona por Evropa, ata që kthehen prej saj kryesisht prej Italisë. A e mbani mend: Carlo Urbani? Ai arriti shumë gjëra. Një doktor hero që ka bërë kaq shumë, virolog ngab Milano.

Pyetje: Në 2002?

Ishte ekspert i OBSH, ekspert i koronaviruseve. Më pas edërguan në Hanoi. Në Vietnam kishte hyrë paniku dhe doktorët nuk shkonin në punë. Ai vlerësoi situatën dhe e theu panikun, bindi qeverinë të vinte vendin në karantinë deh ata rinisënluftënkunër virusit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA