Shkarkoi ministrin e Mbrojtjes pa dhënë arsye, telashe për Zelenskyn, përballet me protesta Departamenti amerikan i Shtetit deklaroi se Dialogu Strategjik mes Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë përfaqëson një epokë të re në marrëdhëniet mes dy vendeve dhe dëshmon përkushtimin për thellimin e partneritetit.
Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, DASH theksoi se dialogu do të fokusohet te paqja dhe stabiliteti rajonal, forcimi i bashkëpunimit ekonomik, arsimor dhe ndërtimi i një partneriteti më të gjerë mes dy vendeve. Aty nënvizohet po ashtu se Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, kishte njoftuar qe më 6 gusht të vitit të kaluar se SHBA-ja do ta zhvillojë nisë këtë dialog me Serbinë. Raundi i parë i tij pritet tani të mbahet më 17 korrik.
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuric, e cilësoi këtë si një moment diplomatic historik, duke argumentuar se ai do të forcojë pozitën ndërkombëtare të Serbisë dhe do të krijojë mundësi për diskutimin e çështjeve me interes për Beogradin, përfshirë Kosovën. “Është e rëndësishme për ne edhe për Kosovën, ku mbështetemi në mbrojtjen e popullit tonë, si edhe për Republikën Sërpska, ku vitin e kaluar patëm mirëkuptim të konsiderueshëm nga administrata e presidentit amerikan, Donald Trump për zgjidhjen e problemeve në Bosnje e Hercegovinë”, tha ai.
Dialogu Strategjik është një mekanizëm që SHBA-ja e zhvillon me partnerë të ndryshëm për të zgjeruar bashkëpunimin në fusha si ekonomia, siguria, energjia dhe politika e jashtme.
Nisma vjen në një kohë kur Uashingtoni synon të forcojë praninë e tij në Ballkanin Perëndimor, të zvogëlojë ndikimin rus dhe kinez në rajon dhe të mbështesë përparimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë drejt një marrëveshjeje përfundimtare.
Top Channel