Këngëtarja e njohur italiane Elodie ka nisur zyrtarisht verën e saj me pushime në Kroaci, ku po shijon ditë relaksi mes detit dhe një grupi të ngushtë miqsh.
Artistja ka ndarë në Instagram foto nga një udhëtim me jaht, duke u shfaqur e lumtur dhe në formë të shkëlqyer, ndërsa shijon një periudhë qetësie në jetën personale dhe profesionale.
Megjithatë, vëmendjen e fansave e ka marrë mungesa e balerinës shqiptare Francesca Nuredini, e cila prej muajsh është përfolur për një lidhje me këngëtaren dhe është parë shpesh pranë saj në udhëtime dhe evente publike, përfshirë edhe një udhëtim romantik në Japoni më herët gjatë vitit.

Kjo mungesë në pushimet e fundit në Kroaci nxiti menjëherë aludime në rrjetet sociale për një ndarje të mundshme mes tyre. Por këto zëra u shuan shpejt nga vetë Nuredini, e cila reagoi publikisht në mënyrë të thjeshtë por domethënëse, duke komentuar në postimin e Elodies me fjalët: “Je më e bukura në botë”.
Ky gjest u interpretua nga fansat si një konfirmim i qartë se marrëdhënia mes tyre vijon normalisht, pavarësisht distancës dhe angazhimeve të ndryshme. Komenti i balerinës u shpërnda edhe në “story” nga vetë këngëtarja, duke forcuar më tej idenë e një lidhjeje të qëndrueshme dhe pa tensione publike.

Në të njëjtën kohë, Elodie ka qenë në qendër të vëmendjes edhe pas deklaratave të saj në Festivalin e Filmit në Festivali i Filmit në Kanë, ku ajo foli për lidhjen e saj me gratë dhe rëndësinë e mbështetjes mes tyre në jetën personale dhe artistike.
Top Channel