Carlos Alberto Parreira në spital, gjendje e qëndrueshme, por kritike
I ftuar në puntatën e kësaj të diele në Top Arena ishte politikani Nard Ndoka.
Në një intervistë ndryshe me Brikena Selmanin, Ndoka rrëfeu marrëdhënien e tij me bashkëshorten dhe gjithashtu u ndal edhe te memet e famshme me të.
Pjesë nga intervista-
Brikena: Politikani i preferuar i bashkëshortes tënde, jeni ju?
Ndoka: Se di, duhet ta pyesësh. Vetëm më kritikon, kështu që s’besoj. Nuk e di.
Brikena: Cili është çelsi i dashurisë tuaj?
Ndoka: S’ka çelës fare. Ma ka hedhur në det me kohë.
Brikena: Ke shprehur se ke dëshirë të kesh 6 fëmijë. A e ke akoma këtë dëshirë?
Ndoka: Gjithmonë kam pasur dëshirë të kem një ekip volejbolli (qesh).
Brikena: Cila është gjëja që të bezdis më shumë ty?
Ndoka: Nuk më mërzit asgjë. Edhe kur më bëjnë sarkazaëm ose batuta, nuk merrem fare me to.
Brikena: A qesh me memet për ty?
Ndoka: Jo vetëm që qesh, por më pëlqejnë jashtë mase. Janë krijime që të bëjnë për të qeshur. Njerëz në rrugë më ngacmojnë me ato meme.
Top Channel