“Si është të jesh motra e fitueses së Big Brother VIP?”/ Motra e Selin Bollatit rrëfehet në ‘Punë pa Teka’: Nuk isha mësuar pa të, kur e shihja që qante…

08/07/2026 10:20

Në puntatën e radhës të “Punë pa Teka” ishte edhe Agnes Bollati, motra e fitueses së Big Brother VIP 5, Selin Bollati.

Në një intervistë të shkurtër me gazetaren Kristi Gongo, ajo tregon momentet që përjetoi gjatë kohës kur motra e saj ishte pjesë e shtëpisë më të madhe në Shqipëri.

Pjesë nga intervista-

Kristi Gongo: Selina të ka përmendur shumë në BIG.

Agnes Bollati: Po!

Kristi Gongo: Edhe të gjithë pyesin: Kush është motra, kush është motra?

Agnes Bollati: Ja ku jam.

Kristi Gongo: Del për herë të parë?

Agnes Bollati: Po, në televizion.

Kristi Gongo: Si është të jesh motra e fitueses së ‘Big Brother’?

Agnes Bollati: Më mirë se kaq nuk ka ku të shkojë.

Kristi Gongo: Si e ke përjetuar ti gjithë eksperiencën e saj?

Agnes Bollati: Ndjesi shumë e bukur, me ngritje dhe ulje, por ia doli të tregojë veten e saj.

Kristi Gongo: Çfarë të mërziste më shumë kur e shihje? Të merrte malli?

Agnes Bollati: Më merrte shumë malli se nuk isha mësuar të rrija pa të, por më mërziste kur e shihja të mërzitur, kur e shihja që qante, kur e shihja që përballej me sfida që kur ishte me ne nuk përballej.

Kristi Gongo: Kur doli çfarë i the?

Agnes Bollati: Kur doli thjesht e kam përqafuar dhe e kam puthur pa fund, malli nuk më është hequr kurrë.

Kristi Gongo: Sa diferencë keni ju me njëra-tjetrën?

Agnes Bollati: Unë dhe Selini kemi 9 vite diferencë.

Kristi Gongo: Kë do më shumë Selinën apo Onon?

Agnes Bollati: Të dy nga pak.

Kristi Gongo: Më shumë më shumë?

Agnes Bollati: Nuk bëj dot diferenca.

Top Channel