Fundi i lidhjes me këngëtaren e njohur italiane? Balerina shqiptare i jep fund aludimeve me gjestin e fundit Në puntatën e fundit të Punë pa teka, mori pjesë edhe Deni Baci, vëllai i moderatores së Top Albania Radio, Heidi Baci.
Në një bashkëbisedim me gazetaren Kristi Gongo, Deni rrëfue raportin me motrën e tij dhe zgjodhi se kush i pëlqente më shumë mes Big Brother VIP Albania apo Grande Fratello VIP.
Pjesë nga biseda-
Deni: Me Heidin nuk shihemi shumë shpesh, se unë jam në Itali. Më merr malli për të. Atë e merr më shumë.
Gazetarja: Si është ta kesh motrën e famshme?
Deni: Bukur.
Gazetarja: Më mirë Heidi në Big-un e Italisë apo në Shqipëri?
Deni: Shqipëri. Në Shqipëri sepse dhe unë kam hyrë aty brenda. Ishte më e bukur.
Gazetarja: E ke menduar të vish në Shqipëri, të rrish me Heidin?
Deni: Jam mirë në Itali, por kur vjen vera, mund të vij disa javë, edhe një muaj.
Top Channel