“Orca”, motori elektrik i ujit që befason me fuqinë
19/09/2019 17:17
Kompania nga Montreali i kanadasë, Taiga Motors, ka disa vite që punon me motorë dëbore elektrike. Tani e kanë kthyer vëmendjen te motorët e ujit, dhe rezultati është “Orca”, bateria e së cilës mban dy orë dhe nuk bën zhurmë.
Veç kësaj, Orca mund të kalojë 100 km/orë dhe të kapë një 180 kuaj fuqi.
Orca ka një ekran dixhital kundër ujit, e cila ofron GPS, rrjet 4G LTE, Ëi-Fi, bluetooth e madje lidhet me sensorët e temperaturës që ka pajisja.
Çmimi për këtë motor uji të veçantë do të jetë 24 mijë dollarë.
Top Channel