Orinda Huta shpërthen në lot, çfarë ndodhi në nisje të emisionit? E ftuara ‘speciale’ që e la pa fjalë

31/10/2026 21:18

“Goca dhe Gra” këtë mbrëmje përkon me festën e Halloween-it, e sigurisht që nuk mund të mungonin ‘rengjet’.

Ndërsa prezantueset nisën hapjen e emisionit, disa të ftuara të vogla kanë lënë pa fjalë Orinda Hutën.

Të veshura me kostume për Halloween, në studio u futën vogëlushet dhe bashkë me to edhe vajza e Orinda Hutës. Kjo e fundit, pasi e pa, nuk mundi t’i mbante lotët e gëzimit.

“E mbajti surprizën… E nisi që në mëngjes: ‘Kam një surprizë për ty’, dhe babi që e thërriste ‘hajde poshtë’. Ishte e tepërt”, u shpreh Orinda me humor.

Top Channel