22/11 11:19
Mançester United bën një tjetër hap fals në Premier Leaguen angleze.
Këtë radhë skuadra e Djajve të Kuq u ndal nga Sauthemtpon në fushën e këtij të fundit teksa barazoi me rezultatin 1-1. Mançester Junajtid iu deshën vetëm 10 minuta për të marrë avantazhin me një gol shumë të bukur në minutën e 10 të Deniel Xhejms.
Skuadra e Solskjaer mund të kishte dyfishuar rezultatin me Rashford por ky i fundit gaboi.
Në minutën e 58 Southampton barazoi në 1-1 me golin e Vestergaard duke shfrytëzuar edhe një përgjumje të Lindelof, ndërkohë që sfidën e mbylli me 10 futbollistë për shkak të daljes me karton të kuq të Dansos.
Top Channel