I akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë, Gjykata e Tiranës vendos ekstradimin e shtetasit turk në Zvicër

15/09/2026 16:05

Gjykata e Tiranës ka vendosur të ekstradojë në Zvicër shtetasin turk Barkay Gulbas, i arrestuar në korrik të këtij viti. 

Ai rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të mbetur në tentativë në Zvicër.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raporton se Gjykata nuk pranoi kërkesën e mbrojtjes dhe Berkay Gulbas për të shkuar në Turqi, pasi edhe atje ka çështje penale.

Vendimi u dha nga gjyqtarja Lorena Çabej, teksa pritet ekstradimi i tij në Zvicër.

 

Top Channel