‘Për mua Benfica është shtëpia ime, kam kaluar ndoshta më shumë kohë me të sesa me familjen time. Po shënova, nuk do të festoj, por kam shumë dëshirë të bëj gol-kështu është shprehur Gonçalo Ramos në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së Europa League mes Milanit dhe skuadrës portugeze.

Sulmuesi kuqezi foli në konferencën e zakonshme për shtyp në prag të kësaj ndeshjeje të cilën e konsideroi të vështirë, por që Milani ka avantazhin se do të luajë përballë tifozëve të tij.

‘Si e pres stadiumin? Është gjithnjë diçka speciale të luash në shtëpi-tha Gonçalo Ramos-jam këtu prej pak kohësh, nuk kam mundur të luaj shumë në San Siro. Do të jetë një ndeshje e vështirë, por të luash në shtëpi do të thotë të kesh mbështetjen e tifozëve. Dhe kjo është e rëndësishme për ne’.

Gonçalo Ramos më pas shtoi se fokusi nuk duhet të jetë te ai dhe golat e tij, por te fitorja e skuadrës.

‘Si mund të ndihmoj ekipin? Fokusi nuk duhet të jetë te unë dhe te fakti nëse shënoj shumë apo pak, por besoj se gjëja më e rëndësishme është gjithnjë fitorja e skuadrës-vijoi Gonçalo Ramos-mendoj se të gjithë vrapojmë dhe punojmë në mënyrë inteligjente dhe si grup, mund të bëjmë diçka të madhe në këtë sezon. Po kuptohemi mirë me njëri-tjetrin dhe me kalimin e kohës do të përmirësohemi akoma më shumë. Pastaj, pa dyshim, që golat, asistet e mia, golat e skuadrës dhe fitoret do të vijnë. Mendoj se ky është aspekti më i rëndësishëm

Sulmuesi portugez u përgjigj edhe kritikave të bëra në drejtim të tij

‘Gjithnjë është ideja që sulmuesi duhet të bëjë gjithnjë gola, por jo gjithmonë ndodh kështu-shtoi Gonçalo Ramos-ndoshta mund të luaj mirë, por pa shënuar. Çdo ndeshje është një mundësi për të treguar vlerat e mia’

Top Channel