Juventus pa McKennie ndaj Alkmaar, Spalletti: E dimë çfarë humbasim kur ai mungon
Juventus zbret në fushën e lojës sot në mbrëmje teksa do të luajë ndaj Alkmaar në Europa League me Zonjën e Vjetër që do të kërkojë konfirmime. Por ajo që do të luhet në Holandë nuk është aspak një ndeshje e lehtë për bardhezinjtë.
Për të kaluar Alkmaarin që ka dy fitore në 3 ndeshjet e para dhe që ndodhet në vendin e 10 të klasifikimit, trajneri i Juventusit Luciano Spalletti do t’i besojë Kolo Muani, Boga dhe ëoltemade për të plotësuar treshen e sulmit.
Po kështu, pritet që të luajë që nga minuta e parë Cambiaso, ndërkohë që do të mungojë McKennie i cili shpreson të kthehet të luajë në Firenze.
Formacioni i mundshëm(4-3-3): Vicario, Kelly, Bremer, Gatti, Cambiaso, Koopmeiners, Sarr, Kalulu, Boga, Woltemade, Kolo Muani.
Sonte zbret në fushën e lojës edhe Milani që do të presë Ferencvarosin. Pas fitores në derbin me Interit, kuqezinjtë kanë fituar shumë moral që do ta ndihmojë në këtë përballje me hungarezët ku Milani nuk do të duhet t’i lejojë vetes gabime.
Përkundrazi, për skuadrën e Amorim fitorja është një detyrim pasi në lojë është kualifikimi për të paktën në raundin e playoffit. Përveç lojtarëve që kanë pësuar dëmtime të rënda, Amorim në këtë përballje do të duhet të bëjë edhe pa Pavlovic. Kështu trajnerit portugez do të duhet t’i hedhë në fushën e lojës një skuadër me skemë 4-4-1-1 me Torrianin që do të jetë në portë në vend të Maignan të skualifikuar për shkak të kartonit të kuq të marrë në ndeshjen me Bournemouth
Formacioni i mundshëm(4-4-1-1): Torriani, Terracciano, De Winter, Diaëara, Bartesaghi, Hutchinson, Musah, Jashari, Cisse, Rabiot, Gonçalo Ramos.
Top Channel