“Angazhimi me Ballkanin perëndimor matet me rezultate të dukshme”/ Zyrtari i lartë i DASH: Kosova dhe Serbia të shmangin provokimet

15/09/2026 16:29

Komiteti për Evropën i Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së po mban një seancë dëgjimore për “Politikën e SHBA-së dhe sfidat e sigurisë rajonale në Ballkanin Perëndimor”.

Në seancë Daniel J. Lawton, zv.ndihmës sekretar i Shtetit në Byronë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit amerikan të Shtetit, foli për marrëdhëniet Kosovë-Serbi.

“Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me udhëheqjen e re dhe kemi nxitur udhëheqësit e Kosovës të zgjedhin. Angazhimi me Ballkanin perëndimor matet me rezultate të dukshme. Dialogu Kosovë-Serbi ka ngecur nga të dyja palët, duhet të kthehen në bisedime. Anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet esenciale. 

SHBA është Kosova dhe Serbia të shmangin provokimet. Ne kemi një agjendë bashkëpunimi me Kosovën. Bashkëpunimi është penguar nga zgjedhjet atje. Kosova duhet ta zgjedhë sa më parë presidentin”, tha ai.

Top Channel