“Klubi ka zgjedhur të mbështesë Yamalin”/ Rodri flet për Topin e Artë: Shpresoj që ta fitojë një…

15/09/2026 15:19

Rodri ka komentuar garën për “Topin e Artë”, duke folur edhe për mbështetjen që klubi i ka dhënë Lamine Yamal për çmimin prestigjioz individual.

Mesfushori spanjoll u shpreh se klubi ka vendosur të mbështesë Yamal, duke e konsideruar atë si futbollistin që e meriton më shumë këtë vlerësim.

“‘Topi i Artë’? Klubi ka zgjedhur të mbështesë Lamine. Ata thonë se ai është lojtari që e meriton më shumë çmimin dhe kjo është plotësisht legjitime”, deklaroi Rodri për Mundo Deportivo.

Fituesi i “Topit të Artë” mbetet një prej çështjeve më të diskutuara në futbollin europian, ndërsa Rodri tha se dëshiron që trofeu këtë vit të përfundojë te një futbollist spanjoll.

“Shpresoj që ta fitojë një lojtar spanjoll”, u shpreh ai.

Top Channel