Pas Bernabeut në Ligën e Kampioneve, Josep Martinez pati një tjetër mbrëmje ‘jo’ me portierin spanjoll të Interit që gaboi edhe në ndeshjen e kësaj të hëne me Udinesen.

Te goli i dytë i shënuar nga bardhezinjtë me Ekkelenkamp, Martinez pati pjesën e tij të fajit, edhe pse më pas Interi realizoi përmbysjen e tij të radhës në rezultat. Një pasiguri me peshë kjo që tani mund të bëjë Chivun që të reflektojë për ndeshjen e radhës së kampionatit kundër Romës. Një sfidë kjo shumë e rëndësishme ku nuk lejohen gabimet.

Plani i Chivut ishte që të aktivizonte si titullar Provedel që në sfidën me Udinese, një lëvizje që u shty për rë mbrojtur Martinez që ishte vënë në qendër të kritikave të shumta. Por tani situata mund të ndryshojë, me trajnerin rumun që është përballë një dileme; të konfirmojë edhe njëherëq spanjollin, apo t’i japë një mundësi Provedel.

Portieri 32 vjeçae është gati dhe si ish futbollist i Lazios do ta shihte me sy të mirë debutimin e tij pikërisht në përballjen me verdhekuqtë që ndajnë kreun e klasifikimit me Interin.

Top Channel