Inter, ‘dhimbje koke’ për Chivu, Calhanoglu ka probleme fizike, nuk luan ndaj Romës

15/09/2026 15:47

Shanset për të parë Hakan Calhanoglu të udhëtojë bashkë me skuadrën drejt Romës u shuan përfundimisht paraditen e kësaj të marte.

Mesfushori turk i Interit iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore për të kuptuar natyrën e dëmtimit që ai pësoi gjatë ndeshjes me Udinesen dhe rezultati i tyre nuk ishte aspak inkurajues

‘Hakan Calhanoglu iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore në Institutin Klinik Humanitas të Rozzano. Nga këto teeste rezultoi një problem muskualar në aduktorin e kofshës së djathtë. Gjendja e tij do të vlerësohet në ditët e ardhshme-theksohet në komunikatën e klubit kampion të Italisë.

Kjo do të thotë se Hakan Calhanoglu do të jetë mungesa e madhe e supersfidës me Romën që do të luhet në 19 shtator në Olimpico në kryeqytetin italian. Hakan Calhanoglu do të kthehet në fushat e lojës pas pauzës 3 javore të kampionatit për ndeshjet e skuadrave kombëtare në Nations League.

Top Channel