Parakalim i gabuar në superstradën Lezhë-Shkodër, disa të plagosur pas aksidentimit të dy makinave
15/09/2026 17:18
Aksident me tre automjete, në afërsi të kryqëzimit të Gocajve, përgjatë superstradës Lezhë-Shkodër.
Përplasja ka qenë e fortë, veçanërisht mes dy prej automjeteve, duke shkaktuar plagosjen e dy drejtuesve dhe të një pasagjeri. Të tre të dëmtuarit janë transportuar për në spitalin e Lezhës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndersa drejtuesi i automjetit të tretë nuk ka pësuar dëmtime, raporton korrespondenti Eris Nikolli.
Dyshohet për parakalim të gabuar. Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur efektivë të Policisë Rrugore, të cilët kanë ndërhyrë për normalizimin e qarkullimit, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e aksidentit.
Top Channel