Drejt Milan-Benfica/ Amorim përgatit një skuadër supersulmuese ndaj portugezëve
Philippe Coutinho kërkon të ringreje kokë pas eksperiencës së tij katastrofike te Vasco da Gama. Futbollisti është zyrtarisht futbollist i Santosit ku do të bashkohet me Neymar me 34 vjeçarin që bëri edhe prezantimin e tij me skuadrën e re.
Në konferencën e tij për shtyp, Coutinho foli për momentin kur vendosi të largohet nga Vasco Da Gama për të kaluar te Santos duke theksuar se u lëndua nga klubi, tifozët.
‘Viti nisi, nuk ishim shumë mirë në ndeshjet e fundit…I gjithë stadiumi më fyente, duke kërkuar largimin tim-tregon Coutinho-e di që kjo kalon, por ishte shumë e vështirë për mua. Vasco gjithnjë ka qenë shtëpia ime. Mora vendimin që i jep prioritet shëndetit tim. I dija pasojat. Isha totalisht i ndershëm me veten dhe ndjenjat e mia. Nuk e braktisa kurrë Vasco. Isha në limitet e mia dhe ashtu nuk mund të ndihmoja në asgjë’.
Ish futbollisti i Liverpool dhe Barcelonës tregoi më pas edhe disa detaje të tjera në lidhje me transferimin e tij te Vasco da Gama.
‘Nuk kam folur kurrë dhe kjo do të jetë hera e vetme-shtoi Coutinho-kisha edhe një vit në kontratën me Aston Villën, nuk doja që Vasco të shpenzonte asgjë për transferimin tim. E kisha prioritet. E vetmja mënyrë ishte që të hiqja dorë nga e gjithë kjo; nga paga e një viti dhe vlerat e Aston Villas. Lashë gjithçka në tryezë dhe erdha. U transferova te Vasco për afeksionin dhe dashurinë ndaj klubit. Kisha mundësinë të luaja finalen e Kupës së Brazilit, për fat të keq humbëm, ishte shumë e rëndë. Kisha fituar shumë trofe jashtë Brazilit dhe erdha me mentalitetin për të fituar dhe të shndërrohesha në një idhull. Nuk ishte e mundur’
Top Channel