Shpata e parë u shfaq gjatë Epokës së Bronzit. Ajo u bë prej bakri dhe u zbulua në vendet Harapan, në Pakistanin e sotëm.

Nga Mesjeta, shpatat e hekurit dhe çelikut po prodhoheshin në masë dhe përdoreshin në betejë. Ishte koha përpara epokës së armëve dhe artilerisë së rëndë dhe përballja ballë për ballë ishte normale. Gjatë kësaj kohe në histori, të gjithë gjeneralët, mbretërit dhe perandorët mbretërorë zotëronin shpata personale.

Këto armë prodhoheshin nga krijuesit më të mëdhenj të kohës. Ka shumë dorëshkrime historike që dokumentojnë ngjarje që rrethojnë shpatat e rëndësishme.

Më poshtë do të shihni tetë shpata të famshme botërore që ende mbijetojnë sot.

Shpatat mitologjike dhe legjendare nuk do t’i kemi në renditje.

FOTO GALERI
7/8
2. Shpata me shtatë degëzime - Dinastia Baekje ishte një nga familjet më të fuqishme të Koresë së Jugut dhe besohet se kjo shpatë unike iu dha mbretit Geunchogo të Baekjes si shenjë e lavdërimit nga Eastern Jin në vitin 372. Me gjatësi 74.9 cm, kjo shpatë ishte e dizajnuar qartë për qëllime ceremoniale dhe jo për betejë. Ajo ka një mbishkrim mbi të që thotë: «Në mesditë, në ditën e gjashtëmbëdhjetë të muajit të njëmbëdhjetë, të vitit të katërt të epokës së Taiwa, shpata ishte bërë prej çeliku të ngurtë 100 herë. E përshtatshme për mbretin".

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta