10 qytetet europiane me më shumë kokainë, 5 nga një shtet i vetëm
07/05/2019 21:00
Vetëm duke analizuar ujërat e zeza, shkencëtarët e Qendrës Europiane të Monitorimit për Drogë dhe Varësi gjejnë se ku konsumohet më shumë kokainë.
Në 10-ëshen e parë të qyteteve që përdorin më shumë kokainë, 5 kanë qenë vetëm nga Zvicra ndërkohë që Barcelona mbetet e para.
Numri i lartë i qyteteve zvicerane ndoshta lidhet me të ardhurat e larta të individëve, ndërsa Londra, e cila në vitin 2016 ishte dyta, nuk është përfshirë fare për shkak të mungesës së personelit që do të bënte analizat.
Top Channel