Skënderbeu zhytet edhe më thellë në krizën e tij. Skuadra e Orges Shehit pësoi një tjetër humbje, këtë radhë 1-0 përballë Kamzës, duke regjistruar disfatën e katërt radhazi, për ta mbyllur vitin 2018 dhe fazën e dytë të kampionatit në mënyrën më të keqe të mundshme.

Ai që i dhuroi 3 pikët skuadrës së Ernest Gjokës ishte Fukui, me golin e shënuar në minutën e 43-të të ndeshjes, në limitet e pozicionit jashtë loje.

Ndeshja e zhvilluar ndaj Kamzës duhej të ishte pika e kthesës për Skënderbeun, që vinte në këtë përballje me vetëm 1 pikë të grumbulluar në 4 ndeshjet e fundit, por edhe këtë radhë, skuadra kampione e vendit doli duarbosh.

Kamza arriti të ruajë me fanatizëm avantazhin e krijuar në fundin e pjesës së parë, pavarësisht tentativës së skuadrës korçare për të ndryshuar fatin e kësaj ndeshjeje, në 45 minutat e dyta. Në fund, Skënderbeu e sheh veten të mbetet në kuotën e 30 pikëve, ndërkohë që për Kamzën, kjo fitore merr shumë vlera në luftën për mbijetesë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA