Khephren Thuram, rrëfim në 360°: E dua Juventusin, kurrë te Inter. Dhe nuk do ta doja vëllain tim në Torino 25/01 02:09
Në kontrast të plotë me rezultatet në fushë dhe nisjen e mirë të kampionatit shqiptar të futbollit, te Skënderbeu ka shpërthyer këtë javë një problem me financat, që mund të cënojë ambiciet e klubit kampion.
Bojkoti nga ana e lojtarëve i stërvitjes, të hënën, u shoqërua nga një mbledhje e bërë në kampin e korçarëve.
Në mungesë të drejtuesve, ishte stafi teknik që dha garanci financiare për pagat e prapambetura, edhe pse disa prej lojtarëve thonën nën zë se kanë ende shuma të palikujduara nga sezoni i kaluar.
Futbollistët e Skënderbeut rinisën stërvitjen nën drejtimin e trajnerit Shehi, në praninë e tifozëve të shqetësuar për klimën aspak të mirë në klubin kampion të vendit.
Top Channel