“Daja i deputetes më ka përdhunuar”, Zegjine Çaushi reagon pas denoncimit të 34-vjeçares, publikon foton e tyre si çift: Më thanë se do martohen Zyrtari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Daniel Lawton, gjatë seancës dëgjimore “Politika e SHBA dhe sfidat e sigurisë rajonale në Ballkanin Perëndimor” e vlerësoi Shqipërinë një partner të rëndësishëm në strategjinë e shpalosur nga administrata amerikane e Donald Trump, ndërsa theksoi bashkëpunimin për të luftuar kërcënimet e krimit të organizuar ndërkombëtar në vend.
Gjithashtu deklaroi se po punohet për të zhvilluar aftësitë në lidhje me sigurinë kibernetike. Zvndihmës sekretari i Byrosë së Cështjeve Europiane dhe Euoroaziatike në Departamentin e Shtetit shpalosi strategjinë për të promovuar stabilitetin, edhe nxitjen e investimeve, prokurimet e sigurta për të avancuar interesat amerikane në rajon.
“Ne po punojmë ngushtë me aleatin tonë të NATO-s, Shqipërinë, për të goditur organizatat kriminale transnacionale dhe për të zgjeruar qasjen e kompanive amerikane në treg. Një hua e finalizuar së fundmi në kuadër të Financimit të Huaj Ushtarak do ta ndihmojë Shqipërinë të përmbushë angazhimet e NATO-s për shpenzimet e mbrojtjes dhe të rrisë blerjen e pajisjeve të prodhuara në SHBA”, deklaroi ai.
Në raportimin e republikanëve me dëshminë e zyrtarit Laëton u bë me dije se rivalët gjeopolitikë si Kina dhe Rusia përbëjnë një rrezik në rajon. Dhe strategjia amerikane bazohet në tre shtylla: ruajtja e stabilitetit, prosperitetit dhe goditja e pamëshirshme e rrjeteve kriminale.
“Shtetet e Bashkuara synojnë një Ballkan Perëndimor të qëndrueshëm, paqësor dhe të begatë, që kontribuon në sigurinë rajonale dhe globale. Ne po zhvillojmë marrëdhënie pozitive me aktorët kryesorë në rajon për të ruajtur stabilitetin, për të zgjeruar bashkëpunimin ekonomik dhe për t’iu kundërvënë kërcënimeve që prekin drejtpërdrejt Shtetet e Bashkuara”, u shpreh zyrtari.
Lawton u ndal edhe te marrëdhënia SERBI Kosovë ku nënvizoi me rëndësi e thelbësor normalizimin e dialogut.
“Dialogu nga Bashkimi Europian ka ngecur për shkak të mungesës së vullnetit politik nga të dyja palët. Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Beogradit dhe Prishtinës që të shmangin provokimet, të respektojnë angazhimet dhe të rifillojnë bisedimet e drejtpërdrejta pa parakushte”, tha ai.
I pyetur për sa i përket integrimit të rajonit në Bashkimin Europian, zyrtari i lartë i DASH tha se Shtetet e Bashkuara nuk marrin një pozicionim, por që u shpreh në ndihmë të procesit dhe në mbështetje të reformave që sipas tij kanë pasur ndikim me avantazh për rajonin, pavarësisht disa përplasjeve me BE. Ndërsa nuk pati një koment në lidhje me protestat në Shqipëri dhe emrin e Jared Kushner të përmendur në Dhomën e Përfaqësuesve të Komitetit të Jashtëm. Efekt
Top Channel