Al Nassr turpërohet në Champions League Aziatike, Cristiano Ronaldo, ‘mundje’ me kundërshtarin e tij(VIDEO)

15/09/2026 23:50

Cristiano Ronaldo përjetoi këtë të martë një mbrëmje shumë të errët si rrallëherë në karrierën e tij. Al Nassr e nisi në mënyrë katastrofike fazën e grupeve në Champions League Aziatike teksa u mund me rezultatin e thellë në transfertën në Abu Dhabi ndaj Al Ain me rezultatin 4-0.

Por ato që bëhen akoma më poshtëruese për yllin 41 vjeçar të futbollit janë disa video që janë bërë virale në rrjetet sociale ku portugezi është shfaqur i frusrtruar dhe i zëmëruar, por edhe protagonist siç është episodi ku Ronaldo kryen një veprim si një mundës i vërtetë me kundërshtarin e tij që për më tepër nuk e provokoi aspak.

Shiko këtu momentin e Cristiano Ronaldos

Al Ain ishte dominuese në këtë ndeshje teksa kaloi në avantazh në minutën e 25 të pjesës së parë për të shpërthyer më pas në 45 minutat e dyta duke e mbyllur sfidën 4-0. Ronaldo që përpara fillimit të ndeshjes ishte shfaqur i bezdisur kur tifozët kundërshtare i rezervuan korin klasik me emrin e ‘armikut’ të tij, Lionel Messi(sërish kandidat për Topin e Artë, ndryshe nga Ronaldo) me portugezin që u përgjigj me një duartrokitje ironike.

Top Channel