Al Nassr turpërohet në Champions League Aziatike, Cristiano Ronaldo, ‘mundje’ me kundërshtarin e tij(VIDEO)
Është fundi i pranverës së vitit 2025, Napoli i Antonio Contes bëhej gati të fitonte titullin në Serie A, ndërsa Juventus që zëvendësoi Thiago Motta me Igor Tudor po vlerësonte nëse ia vlente të vijonte me trajnerin kroat.
Pronari i bardhezinjve, John Elkann iu dha një mision drejtuesve të klubit në atë kohë me në krye Comollin; duheshin bërë ndryshime në pankinë dhe dy ishin kandidatët më të mirë; zgjedhja e parë ishte Antonio Conte, e dyta Gian Piero Gasperini.
Rikthimi i djalit plangprishës edhe me ndonjë ankesë të tifozëve që e kanë të vështirë t’i falin kalimin te Interi, dukej fakt i kryer. Te Napoli, Conte realizoi arritjen e radhës, fitoi një titull dhe kishte marrë vendimin për t’u kthyer në shtëpi, vendin ku jeton familja dhe ku ai ka qenë një simbol kur ishte futbollist. Por më pas erdhi surpriza. Gjatë festës në qytet, pas dashurisë së napoletanëve dhe fjalëve të ëmbla të presidentit De Laurentiis, ai u bind që të qëndronte. Kështu, Comolli më pas tentoi me Gasperinin, por qasja nuk ishte më e mira e mundshme dhe trajneri i Atalantës në fund zgjodhi të kalojë te Roma.
Kështu, Juventus mbajti Tudor për ta shkarkuar pak kohë më vonë dhe për të rinisur gjithçka nga Luciano Spalletti. Në fund të sezonin, bardhezinjtë e panë veten jashtë Champions League, ndërsa Conte la Napolin dhe pas zërave për një rikthim në kombëtaren italiane, tani është i papunë. Është shumë e lehtë të mendohet se në rast se sezoni i Juventusit merr një kthesë aspak të mirë, do të jetë Conte kandidati i vetëm për të zëvendësuar Spallettin.
A do të jetë Conte gati të vijë me vrap te Zonja e Vjetër? Duke qenë se bëhet fjalë për një dashuri të vjetër, që për më tepër nuk do ta detyronte të largohej nga rezidenca e tij, do të jemi të orientuar të mendojmë se përgjigjja do të jetë pozitive. Conte është ndër të paktët trajnerë që janë në gjendje të ndikojnë si yjet e futbollit brenda fushës së gjelbër. Problemi është që në idenë e tij të futbollit, gjithçka nis nga përgatitja gjatë muajve të verës si në aspektin atletik ashtu dhe në atë taktik. Nuk bëri keq në Bari dhe në Londër te Tottenham kur mori skuadrën gjatë sezonit, ndësa më e komplikuar ishte eksperienca te Atalanta që zgjati vetëm 13 ndeshje. Në anën tjetër, drejtuesit e Juventusit kanë problemin së duhet të paguajnë Spallettin që ka një kontratë dy vjeçare me pagë prej 5 milionë euro neto në sezon, së cilës do t’i shtohej edhe paga e trajnerit të ri që sado që mund të jetë i gatshëm për të sakrifikuar që të kthehet te skuadra që do më shumë, ajo është në nivele të larta(te Napoli, 8 milionë plus bonuse).
Për momentin është një projekt në letër dhe gjithçka do të varet sesi do të shkojë ky sezon. Por sigurisht që humbja me Sassuolon ka rihapur teori të vjetra. Por është e qartqë gjithashtu, se në rast se Spalletti do të largohet nga detyra e tij, kandidati i vetëm për ta zëvendësuar është Antonio Conte.
Top Channel