Screenshot

Pas një serie pafund pankinash në kampionat, Mario Mitaj zbriti më në fund në fushën e lojës me fanellën e Genoas.

Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare u zgjodh të ishte titullar në sfidën me Sudtirol në sfidën e zhvilluar në Ferraris e vlefshme për 1/16 e finaleve të Kupës së Italisë. Mario Mitaj qëndroi në fushën e lojës për 61 minuta duke bërë një paraqitje të mirë për t’u zëvendësuar më pas nga sulmuesi Colombo.

Genoa për më tepër arriti të fitojë këtë ndeshje 1-0, që është suksesi i dytë sezonal për kuqeblutë, duke prerë kështu biletën për në 1/8 e finaleve të kompeticionit. Ai që vendosi për fatin e kësaj sfidë ishte Vazquez që shënoi në minutën e 87 të sfidës. Kundërshtari i radhës për Genoan e Mario Mitajt do të jetë pikërisht Interi, kampionia e Italisë dhe njëkohësisht fituesja në fuqi e kompeticionit

Top Channel