Aventurës së Domenico Tedescos në stolin e Bolognës i erdhi fundi. Pas vetëm 4 ndeshjesh dhe me vetëm 1 pikë të grumbulluar në kampionat, klubi kuqeblu mori vendimin për të shkarkuar trajnerin që e solli në skuadër gjatë muajve të verës.

Në vendin e tij do të jetë Rafaele Palladino, i cili pritet të zyrtarizohet në orët në vazhdim. Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Bologna ka arritur tashme marrëveshjen me ish trajnerin e Atalantës  dhe Fiorentinës që ai të marrë drejtimin e skuadrës në këtë moment të vështirë një detyrë që do ta nisë që në sfidën e së shtunës në Dall’Ara kundër Torinos.

Por si u arrit në këtë epilog? Këtë të martë në orët e drekës, drejtuesit e klubit takuan ish trajnerin e Belgjikës ku ata shprehën shqetësimet e tyre për drejtimin e marrë nga skuadra. Jo vetëm për rezultatet zhgënjyese, por edhe për faktin se loja nuk pati një rritje të nivelit të lojës.

Tedesco nga ana e tij i mirëpriti vërejtjet e klubit, përkundrazi mori përsipër përgjegjësinë e plotë për këtë start të trazuar të sezonit, por nuk e dha dorëheqjen me dëshirën për të tentuar të zgjidhte situatën. Në këtë pikë, drejtuesit e Bolognas në orët e mbrëmjes morën vendimin për të larguar Tedescon përpara ndeshjes me Torinon dhe pauzës së ndeshjeve të kombëtaeve dhe për të zgjedhur më pas Palladinon i cili është gati që të çlirohet nga kontrata me Atalantën për të rinisur karrierën e tij nga Bologna.

Top Channel