Për Anis Mehmetin pritja mori fund. Mesfushori i kombëtares shqiptare më në fund është hedhur në fushën e lojës si titullar nga trajneri i Ipswich dhe kjo ndodhi në raundin e 1/16 të finaleve të Kupës së Ligës përballë kampionëve të Anglisë të Arsenalit.

Futbollisti 25 vjeçar në ndeshjet e para të kampionatit në këtë sezon ishte lënë jashtë skuadre, por fitoi shansin që të luajë kundër Topçinjve të Londrës dhe në fakt u përgjigj mjaft mirë teksa në pjesën e dytë  arriti të shënojë edhe golin e tij të parë në sfidën e tij të parë si titullar si për t’i vënë në dukje trajnerit se e la jashtë skuadre pa të drejtë gjatë kësaj periudhe.

Edhe pse goli nuk i shërbeut Ipswichit, që u eliminua në Kupën e Ligës, për Anis Mehmetin merr një rëndësi të madhe pasi me shumë mundësi do të detyrojë trajnerin e skuadrës të bëjë hapa prapa në vendimin e tij dhe t’i japë minutat që i nevojiten mesfushorit të kombëtares shqiptare

VIDEO e golit të Anis Mehmetit

Top Channel