James Rodriguez nuk do të luajë më me fanellën e kombëtares kolumbiane. Kapiteni i ‘Los Cafeteros’, që ka një rekord për numrin e ndeshjeve me Kolumbinë me 131 të tilla konfirmoi vendimin e marrë përmes një video të publikuar në rrjetet sociale të shoqëruar edhe më një mesazh falenderues.

‘Faleminderit për çdo ndeshje, çdo gëzim, çdo lot dhe çdo ëndërr që kemi ndarë së bashku-shkruante James Rodriguez-të mbroja ngjyrat e kombëtares së Kolumbisë ka qenë një prej ndereve më të mëdha të jetës sime. Faleminderit Kolumbi. Përgjithmonë’.

James Rodriguez iu prezantua botës me kombëtaren kolumbiane në Botërorin e Brazilit në 2014 duke i udhëhequr ‘Los Cafeteros’ drejt çerekfinaleve të kompeticionit ku eliminua pikërisht nga Brazili.

Në atë edicion të Kupës së Botës, James Rodriguez shënoi 6 gola duke fituar Këpucën e Artë të turneut, një paraqitje që bindi Realin e Madridit ta transferonte në Santiago Bernabeu. Ndeshjet e fundit me kombëtaren kolumbiane, James i luajti në Botërorin 2026, ku skuadra e tij u eliminua me penallti nga Zvicra në 1/8 e finaleve.

.

Top Channel