Drejt Milan-Benfica/ Amorim përgatit një skuadër supersulmuese ndaj portugezëve
Në Serinë A italiane nuk shfaqet shpesh një skuadër që përmbys rezultatin duke qenë në disavantazhin 0-2. Akoma më e rrallë është kur kjo ndodh 2 herë radhazu. Inter relaksohet në superioritetin e tij të frikshëm sa shpesh bie në kurthin e gabimeve më banale.
Një defekt ky që nuk është për t’u nënvleresuar te një ‘makinë’ që në këto 4 javë, në momente të caktuara ka shfaqur një cilindratë ndryshe nga të gjithë rivalët e tjerë.
Për këtë mjafton të mendosh për rotacionet që Cristian Chivu i lejon vetes në këto ditë të para të kampionatit; kundër Napolit, Thuram e Calhanoglu e nisën ndeshjen nga stoli, ashtu sikurse ndaj Udineses që u kursyen Lautaro Martinez, Bisseck, Dimarco dhe sërish mesfushori turk. Një menaxhim i burimeve për të cilat Chivu foli pas fitores me përmbysje ndaj friulanëve. ‘Sezoni do të jetë i gjatë, kam nevojë për të gjithë’-ishte mesazhi që deshi të japë trajneri rumun.
Dhe fjalët e tij përputhen me faktet konkrete të zgjedhjeve të tij; zikaltrit kanë çuar te goli 9 futbollistë të ndryshëm, 5 nga të cilët janë tashmë në kuotën e 2 golave; 14 gola të shënuar në 5 ndeshje të kampionatit dhe Ligës së Kampioneve. Shifra këto që janë të denja për një skuadër të madhe evropiane. Kështu, Arsenal ka ‘vetëm’ 5 golashënues të ndryshëm, Manchester City 4, Real Madrid 6, PSG e Barcelona 7(por me plot 25 gola të shënuar në 6 ndeshje). Vetëm Bayerni i Mynihut ka më shumë golashënues të ndryshëm, plot 10 të tillë.
Ky është statusi që Interi ka bërë që të perceptohet në këto ndeshje të para të sezonit duke dhënë ndjesinë e një supremacie të ngjashme me atë të bavarezëve në Bundesligë; nuk ka rëndësi nëse janë në disavantazh të 1 apo 2 golave, fuqia që kanë skuadrat e Chivut dhe Kompany është e tillë që mund të përmbysin rezultatet ndaj çdo kundërshtari në kampionatet e tyre respektive.
Top Channel