Milan, Amorim revolucionon formacionin për Europa League, Modric dhe Rabiot e nisin nga stoli
Enzo Fernandez vazhdon t’i japë gëzime River Plate sidomos në aspektin financiar. Transferimi i argjentinasit te Manchester City në ditët e fundit të merkatos derdhi në arkat e River Plate në mënyre indirekte rreth 5 milionë euro.
Dhe kjo falë klauzolave të solidaritetit që u nënshkruan në momentin e shitjes së futbollistit te Benfica në korrik të vitit 2022. Në total duke përfshirë vlerën fikse të transferimit dhe bonuset e ndryshme, River Plate ka arkëtuar nga Enzo Fernandez plot 57 milionë euro nga shitja e tij. Një shifër kjo tejmase e lartë për një futbollist të formuar në akademinë e klubit nga Buenos Aires, që është edhe një nga akademitë më të mira të botës.
Skuadra e Enzo Maresca ka siguruar një futbollist të një niveli shumë të lartë në mesin e fushës. Argjentinasi duket se është përshtatur mirë me skemën e Citizens dhe ka dëshirën për të bërë historinë në Etihad Stadium. Ndërsa në anën tjetër, River Plate sheh me krenari sesi një prej nxënësve të tij më të mirë shkëlqen në Kontinentin e Vjetër. Filozofia e akademisë është thelbësore për klubin nga Rio de la Plata.
E famshmja ‘Semillero de Campeones’ vazhdon të gjenerojë të ardhura edhe vite të tëra pas largimit të futbollistëve të tyre duke konsoliduar këtë model sportiv që kombinon formimin, projeksionin ndërkombëtar dhe përfitimin e të ardhurave. Enzo Fernandez ështe eksponenti më i mirë i kësaj formule.
Gjithçka nisi me transferimin e tij te Benfica për 18 milionë euro duke mbajtur 25% të të drejtave ekonomike të lojtarit. Kështu kur u transferua te Chelsea disa muaj pas triumfit në Botërorin e 2022, klubi përfitoi 25% nga vlera e 121 milionëve që Blutë i paguan Benfica që korrespondon me 30 milionë euro. Në atë kohë mesfushori i kombëtares argjentinase u bë blerja më e shtrenjtë në historinë e Premier League. Dhe në të njëjtën kohë ai është shndërruar edhe në një biznes fitimprurës për River Plate edhe tani pas 3 vitesh.
Top Channel