Nga burgu te kurora mbretërore, portieri 1.98 metra, që u zgjodh mbret në Ugandë
Luis de La Fuente është shumë pranë nënshkrimit të kontrarës së re me Federatën Spanjolle të futbollit. Trajneri 65 vjeçar aktualisht ka me qeverinë e futbollit në vendin iberik një marrëveshje që skadon në përfundim të Evropianit 2028.
Por pas triumfit të La Roja në Botërorin e kësaj vere, ai është shumë pranë zgjatjes së saj edhe për 2 vjet të tjerë, deri në 2030.
Sipas të përditshmes ‘The Athletic’, bisedimet mes RFEF dhe agjentit Alvaro Torres kanë nisur prej 2 muajsh dhe burime pranë tyre bëjnë të ditur se tashmë ato kanë hyrë në fazën finale. Që nga dhjetori i vitit 2022 kur mori drejtimin e kombëtares spanjolle, Luis De La Fuente me La Roja ka fituar titullin e Nations League në 2023, Evropianin e 2024 duke mundur në finale Anglinë 2-1 dhe tani edhe Botërorin e SHBA, Kanadasë dhe Meksikës pasi mposhti në finale pas kohës shtesë Argjentinën.
Ky triumf në tokën amerikane e ka bërë Spanjën të vetmin komb që ka fituar titullin botëror si në futbollin e meshkujve ashtu edhe në atë të vajzave. Përpara se të merrte drejtimin e kombëtares së madhe të Spanjës, Luis De La Fuente ka drejtuar ekipet e moshave të La Roja duke fituar Evropianin e U19 në 2015, Evropianin e U21 në 2019 dhe medaljen e argjendtë ne Lojërat Olimpike të Tokios në 2021.
Top Channel