Sarandë, rritet numri i vizitorëve

17/09/2013 00:00

Saranda e verës 2013 ishte një ndër destinacionet e preferuar turistikë për turistë e pushues, vendas e të huaj.

Megjithëse oferta turistike e qytetit u mbështet ne potencialet arkeologjike  historike dhe natyrore te rajonit Saranda pati edhe probleme apo aspekte për t’u përmirësuar. Saranda këtë verë ofroi paketë më cilësore se një vit më pare, por sërish furnizimi me ujë të pijshëm nuk ishte i mjaftueshëm për popullsinë e 5 –fishuar të qytetit. Njëherazi infrastruktura rrugore që të con drejt qendrave të rëndësishmë historike si manastiri i 40 Shenjtorëve, siti i Kamenicës, xhamia e Delvinës etj ishte problematike.

Sandy, një turiste angleze shkruan këto fjalë në librin e përshtypjeve të njërës prej qendrave të informacionit në Sarandë: “Vend shumë i bukur me njerëz shumë ndihmues. Unë shpresoj që ju ta mbani të zhvilluar mikpritjen që ju karakterizon”.
 
Ndërkaq vetë turistët që ka në zgjedhur shtatorin për të vizituar Sarandën vijnë kryesisht nga Franca Gjermania dhe vendet e Europës Veriore. Ata thonë se nga ngelur të impresionuar prej Sarandës dhe Shqipërisë.

“Ne jemi  një grup nga Franca që do të kalojmë këtu vetëm ditën e sotme. Erdhëm nga Korfuzi. Ishim në Butrint dhe do largohemi pasdite. Shumë qetë, shumë diell, shumë bukur”, thotë një turist.

“Ne jemi gjermanë dhe për ne është shumë nxehtë këtu. Jam shumë e impresionuar prej mjedisit. Nuk e kemi idenë se ku do të shkojmë, por do të përpiqemi të vizitojmë sa më shumë. E dini ? Askush nuk di ndonjë gjë për Shqipërinë para se të vijë këtu. Dua të them se nuk e prisja. Imazhi juaj ka nevojë të përmirësohet shpejt sepse ky është një vend i mrekullueshëm,” thotë një tjetër turist.

Kryetari i Bashkisë së Sarandës Stefan Çipa thekson  se këtë vit manaxhimi i shërbimeve ka qenë shumë më i mirë se një vit më parë. Saranda sipas tij arriti këtë sezon turistik të përmirësojë sinjalistikën horizontale dhe vertikale, të ofrojë plazhe publike duke konkuruar ndjeshëm ata privatë. Këtë verë u shtua sipërfaqja e gjelbërt e qytetit, u shtuan disa parqe  dhe për herë të parë Saranda ofroi një sezon të mbushur me festa.
Hyrjet e turisteve te huaj vetem nga porti i qytetit prekin shifrën rreth 50 000 turisteve këtë verë.

Gjeografia e turisteve të huaj, te cilet vizituan Saranden, eshte nga rreth 96 vende te botes ku perqindjen me te madhe e zënë turistet angleze, polake, francezë, gjermanë dhe amerikanë. Kapaciteti akomodues i Sarandës u përfaqësua këtë sezon nga 120 njësi hoteliere. Numri i shtretërve që rregjistron Saranda, shkon në rreth 3000 shtreter hoteliere dhe rreth 26.000 shtreter ne shtepite e dyta, të përfshira në turizmin familjar. Në një vlerësim të përgjithshëm frekuentimi i përgjithshëm i qytetit gjatë verës ka qenë rreth 20% më i lartë në shifra krahasimisht me një vit më parë.
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA