“Askush nuk ju kërkon të ndaloni së fituari”, Rama për supermarketet: Do të vihet në funksion ‘Pasqyra e Çmimeve’, ja çfarë kërkon qeveria nga tregtarët

18/09/2026 15:06

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga përfaqësuesit e supermarketeve dhe furnitorëve kryesorë në vend bashkëpunim për vënien në funksion të “Pasqyrës së Çmimeve”, platforma e re digjitale që synon t’u mundësojë qytetarëve krahasimin e çmimeve të produkteve në pika të ndryshme shitjeje.

Gjatë takimit me ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, dhe ministrin e Financave, Petrit Malaj, Rama kërkoi që supermarketet të konfirmojnë rrjetin e pikave të shitjes që do të përfshihen në fazën pilot dhe të dorëzojnë të dhënat për produktet, përfshirë barkodin, markën dhe njësinë matëse.

Ai theksoi gjithashtu se platforma duhet të pasqyrojë çmimin final për konsumatorin, të dallojë çmimet promocionale dhe të tregojë kur një produkt nuk është në stok.

“Supermarketet kanë gjetur në gjuhë të përbashkët me qeveritë përkatëse.

U duk sipas rezultatit të studimit tonë. Pastaj vetëm një aktor këtu i rëndësishëm u përgjigj, të tjerët u zhdukën. Unë besoj se jeni të vetëdijshëm se po fitoni më shumë se ç’mban zakoni i mirë në një bashkësi si e jona që nuk është as Kina dhe Amerika. Ku kapitalizmi agresiv ka filluar të bëhet shqetësues për të gjithë. Të bashkohemi të gjithë, jo në parim, por konkretisht, që ju të konfirmoni rrjetin e pikave të shitjes për të marrë pjesë në një fazë të parë pilot, e të dorëzohet lista e produkteve që janë në këtë fazë, me barkod, me markë, me njësi matëse, në mënyrë që produktet të jenë të krahasueshme.

Platforma të marrë çmimin final për konsumatorin për TVSH dhe të dallojë çmimin normal me promocionet. Të mbahet përgjegjësi për korrigjimet.

Të përcaktohet nëse platforma do të tregojë se produkti nuk është stok.

Unë them që për qytetarin ka ardhur koha të jetë e thjeshtë, të krahasojë, të shohë. Jo të jetë në errësirë dhe të përballet me çfarë i sjell rruga në errësirë.

Unë do ju lutesha që të binim dakord për këto gjëra. Askush nuk pretendon se ne të vendosim çmimet. Ky është sistemi që kemi zgjedhur.

Askush nuk ju kërkon që të ndaloni së fituari, për këtë punë keni dalë në treg, të fitoni dhe të punoni.

Do jetë një problem i madh, në djall ato që po fitojmë padrejtësisht. Nuk mendoj se po kërkojmë diçka të padrejtë. Nuk po ju themi të ktheheni në organizata ndih…

Ajo që është më e tmerrshmja është që shifrat thonë:

Zhvlerësimi i euros të ulte çmimet.

Ju keni gjithë mundimet tuaja, mos mendoni se unë nuk e di se çfarë do të thotë të zgjohesh në mëngjes e të mendosh se keni njerëz për të paguar. Më besoni se i di, e ju respektoj shumë.

Nuk besoj se ka pasur, mbase do të ketë, një kryeministër më pro sipërmarrës”, tha Rama.

Top Channel