Akuza për vrasjen e Behajdin Allaçit në aktgjykimin ndaj Thaçit, reagon avokati i liderit të UÇK: Prova jashtëzakonisht të brishta dhe të pakonfirmuara

18/09/2026 15:45

Gjatë leximit të vendimit duke e dënuar Hashim Thaçin me 25 vite burg gjyqtari amerikan Charles L. Smith në mbështetje të gjetjes fajtor soli edhe rastin e vrasjes të vrasjes të Behajdin Allaçit.

Madje shkoi shumë më tej, duke arritur në përfundimin se Thaçi kishte marrë pjesë personalisht në arrestimin, ndalimin, transferimin dhe vrasjen e tij.

Përmes një postimi në platformën X, Luka Misetiç avokati amerikano-kroat i Hashim Thacit, e quan si shumë të dobët argumentimin e gjykatës për këtë episod.

“Pretendimi se Hashim Thaçi ishte i përfshirë në vrasjen e Behajdin Allaçit bazohet në prova tronditësisht të dobëta, prova të cilat gjyqtarët e trupit gjykues kanë urdhëruar që të mos i nënshtrohen kurrë shqyrtimit publik. Kjo është edhe një tjetër mohim i të drejtave thelbësore të njeriut të z. Thaçi, i cili është vënë në dyshim nga Komiteti i të Drejtave të Njeriut i Avokatisë së Anglisë dhe Uellsit në veçanti mungesa e transparencës së kësaj gjykate dhe e drejta për një gjykim publik”, shkruan Misetiç.

Luka Misetiç iu përgjigj ish-diplomatit britanik, ish-ambasadorit në Maqedoninë e Veriut, Mark L. Dickinson, i cili shkruante: “Vendimet e gjykatës bazoheshin pothuajse tërësisht në çështje të përgjegjësisë së komandës. Ekziston një përjashtim, ku Thaçi dhe një i pandehur tjetër pretendohet të kenë qenë të pranishëm kur një i paraburgosur u mor me pranga dhe nuk u pa më kurrë. Meqenëse kjo pjesë e procedurës u redaktua, nuk mund ta di se sa besueshme ishin ato dëshmi. Mirëpo, të gjithë dëshmitarët perëndimorë e bënë të qartë se, sipas mendimit të tyre, Thaçi nuk ushtronte asnjë komandë efektive mbi komandantët rajonalë”.

Unë besoj thotë ish diplomati britanik se “vendimet e dhëna janë  janë një goditje e rëndë për vetë konceptin e drejtësisë ndërkombëtare

Top Channel