Ngjarje e rëndë në aeroport, avioni përfshihet nga flakët menjëherë pas uljes, pilotët ishin… të dehur

18/09/2026 13:46

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Libi, ku një avion i cili sapo ishte ulur, u përfshi nga flakët.

Avioni privat Cessna Citation shpërtheu në flakë kur doli nga pista pas uljes në në Aeroportin Ndërkombëtar të Misratës.

Në bordin e avionit ndodheshin tre persona, një pasagjer dhe dy pilotët, ndërsa mediat raportojnë se askush nuk mbeti i lënduar.

Sa i përket pilotëve, prokurorët ngritën dyshimet se të dy ishin nën efektin e alkoolit dhe janë vendosur menjëherë nën hetime.

Top Channel