Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme gruaja e deputetit të PS, postimi prekës: Dashuria ime që 18 vjeç, nëna e fëmijëve tanë… sot na la vetëm

18/09/2026 16:48

Një ditë e trishtë shumë kjo e sotmja për familjen e deputetit të PS Loer Kume, i cili ka humbur në mënyrë të parakohshme bashkëshorten e tij.

Në një njoftim dhe reagim prekës në rrjetet sociale, ai njofton se bashkëshortja e tij dhe nëna e dy fëmijëve të tyre është ndarë nga jeta.

“Lorina, Lori, Lorushi, dashuria ime që 18 vjeç, më shumë se gjysma ime, shpirti im binjak, shtëpia ime, gruaja, e dashura, shoqja, mësuesja ime, nxënësja ime, busulla ime, mishi im, zëri e fjala e syri im, gjithçkaja e madhe, nëna e fëmijëve tanë, dy mrekullive, idhulli im, sot na la vetëm.

Ne të tre, familja, njerëzit që e njohën, e prekën, e dëgjuan, u mbështollën nga energjia dhe aura e Lorit, Lorushit, e donim këtu të na donte pa limite e të na ndriçonte siç e ka bërë gjithë jetën e saj.

Fati e deshi ndryshe.

Dhe në luftë e tregoi veten njeriun më të fortë që kemi njohur e dëgjuar. Sot kemi trashëgiminë e Lorit pas.

Varrimi bëhet ditën e shtunë, 19/09/2026. Pritjet bëhen ditën e diel, të martë dhe të mërkurë, ora 09:00–13:00, 16:00–21:00. Agjencia Leba. Lagjja nr. 6, Rruga Andon Naçi – Durrës”, shkruan ai.

Top Channel