E enjte, 22 Shkurt 2018
18:25
I ftohti siberian kërcënon “Serie A”

Europa po përgatitet këtë javë për një valë të ftohti, për shkak të erës së akullt siberiane, të cilën meteorologët e kanë pagëzuar me emrin “Burian”.

18:18
Pankina e Italisë, balotazh mes Mançinit dhe Ranierit

Kombëtarja italiane e futbollit do të ketë një trajner deri në fundin e këtij sezoni, për t’i dhënë mundësi përzgjedhësit të ri që të formatojë skuadrën dhe t’i japë idetë e tij, pas dështimit të bujshëm për në Botërorin 2018.

17:48
Stërvitja e Vllaznisë, tentohet sulm me thikë ndaj trajnerit Gjoka

Një ngjarje e rëndë u regjistrua në fundin e stërvitjes së skuadrës së Vllaznisë, kur trajneri Ernest Gjoka ishte objekt i një sulmi fizik me armë të ftohtë, fatmirësisht pa pasoja.

17:42
“Të çmilitarizohet inteligjenca artificiale”. Apeli i kreut ekzekutiv të Google

Inteligjenca artificiale do të jetë përcaktuese për të ardhmen e njerëzimit dhe për këtë, kreu ekzekutiv i Google, Sundar Pichai shprehet i bindur.

16:53
Mercedesi prezanton makinën e re (Foto)

Mercedesi kampion në fuqi prezantoi makinën e re, me të cilën Lewis Hamilton e Valtteri Bottas do të garojnë në Botërorin e këtij viti të Formula 1.

16:47
Vettel zbulon Ferrarin: Magjia është në detaje

Ferrari ka hequr vetëm mbulesën dhe intersi i të gjithëve është se si do të lëvizë në pistë kokëkuqja. Me shumë interes në fakt pilotimin e saj e pret edhe Sebastian Vettel, që u shpreh shumë i emocionuar në prezantim.

16:37
Fier, 32-vjeçari me epilepsi hipën në shtyllën e tensionit dhe refuzon të zbresë

Një 32-vjeçar ka hipur në një shtyllë tensioni rreth mesditës së sotme, në fshatin Varibob të Fierit.

15:30
Ferrari, më e kuqe se kurrë

Pritja ka përfunduar dhe Ferrari ka hequr mbulesën për të zbuluar makinën me të cilën do të garojë në Botërorin e ri të Formula 1.

15:25
“Akt terrorist kundër SHBA”, shqiptarët e Malit të Zi dënojnë sulmin me bomba

Shqiptarët në Mal të Zi shprehin habi dhe indinjatë për sulmin ndaj ambasadës amerikane. Ndërsa të zgjedhurit e tyre e kanë dënuar menjëherë me deklarata publike ngjarjen që ndodhi Podgoricë.

15:24
Protestë për shtëpitë e Zharrëzës, banorët: U dëmshpërblyem vetëm 30%

Banorët e fshatit Zharrëz në Fier protestuan për të kërkuar dëmshpërblimet për shtëpitë që thonë se u janë dëmtuar nga kërkimet për naftë të kompanisë Bankers.

15:21
Në hetim kryebashkiaku i Rrogozhinës, Nuredini: Abuzimi nisi para meje

Me dyshimet se është shpërdoruar detyra duke abuzuar me tokat në Spille por edhe projektin e stacionit të plazhit , në bashkinë e Rrogozhinës duket se të gjithë janë të dyshuar që nga kryetari e deri tek sekretari.

15:21
Dy ministra i dhanë radarët, Karkinit. Nënkontraktor kur tenderin e fituan italianë

Dokumentet zyrtarë të rrjedhur nga Ministria e Mbrojtjes tregojnë se mirëmbajtja e sistemit të radarëve detarë është një histori e mbushur me tendera të dyshimtë dhe abuzime të mëdha financiare.

15:18
Fermerët revoltohen për subvencionet: Përfitojnë vetëm të mëdhenjtë

Fermerët në Lushnje braktisën të revoltuar takimin me përfaqësuesit e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural.

15:15
Si u grabit poligoni ushtarak, skema e mashtrimit që ktheu pronar biznesmenin

Autoritetet e zbuluan tre vjet me vonesë privatizimin e poligonit të qitjes në fshatin Rreth Greth. Por kjo gjë nuk do të kishte ndodhur, nëse nuk do të ishte depozituar një kallëzim i rastësishëm i forcave të ushtrisë që denonconin disa punëtorë të cilët për llogari të Idlir Karkinit, po pastronin shkurret në brendësi të zonës ushtarake.

15:06
Sulmi në ambasadën e SHBA në Malin i Zi, atentatori ish-ushtarak i dekoruar nga Millosheviç

Ambasada amerikane në Podgoricë është sulmuar me bomba. Autori, është identifikuar ai quhet Dalibor Jaukovic, 43 vjeçar me origjinë serbe, ish-ushtarak, i dekoruar nga Sllobodan Milosheviç në vitin 1999. Autori ka vrarë edhe veten gjatë sulmit. Policia malazeze ka shtuar sigurinë në të gjithë vendin, ndërsa ambasada amerikane ndërpreu shërbimet konsullore.

14:45
OSBE: Korrupsioni ende problem, më shumë llogaridhënie nga institucionet

OSBE nxit për më shumë llogaridhënie nga institucionet publike dhe hetime të pavarura të korrupsionit.

14:22
Alexis Ren s’ka nevojë për bikini – FOTO

Ajo është bërë e njohur si një modele përmes postimeve të saj në rrjetin social Instagram, e nuk ka vonuar shumë që format e saj të bien në sy të drejtuesve të njohur të revistës sportive “Sports Illustrated”, për të pozuar me rroba banje.

14:06
Ndarje Pogba-Man.Utd!

Problemet mes Jose Mourinhos dhe Paul Pogba kanë kaluar oqeanin Atlantik dhe kanë pushtuar SHBA.

13:43
Mjaft më me Bale! Reali vendos të shesë lojtarin

Gareth Bale duket se i ka të numëruara ditët e qëndrimit të tij te Reali i Madridit. Sipas të përditshmes spanjolle “Marca”, klubi merenges e ka marrë vendimin për të larguar uellsianin nga skuadra pasi tashmë e ka humbur durimin me të.

13:33
Demarkacioni, shtyhet seanca për ratifikimin në Kuvend

Në orën 11:00 ishte paralajmëruar se do të fillonte seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, ku do të shqyrtohej projektligji për ratifikimin e marrëveshjes për shenjimin e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

13:31
Vrasja e Devi Kasmit, Eftimiu s’shkon në gjykatë, mbetet në burg

Gjykata e Apelit në Tiranë ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-policin e Forcave Speciale greke Eftimius Eftimiu, i akuzuar si vrasës me pagesë i Devi Kasmit, ngjarje kjo e ndodhur në Tiranë në fund të muajit janar.

13:27
Hetimet për Tiranë-Elbasan, 3 auditues dëshmojnë te Krimet e Rënda

Pas marrjes në pyetje të dy ish-ministrave të Transportit, Edmond Haxhinasto dhe Sokol Dervishaj, në ambientet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda janë paraqitur 3 punonjës së Ministrisë së Energjisë dhe Transporteve.

13:21
“Donnarumma largohet nga Milani!”

E ardhmja e Gianluigi Donnarummës është në Paris. Të paktën kjo është ajo që publikohet në median italiane, e cila thekson se portieri i Milanit ka vendosur që të largohet nga kuqezinjtë në fund të sezonit për t’u transferuar te Paris Saint Germain.

13:11
Akuza e “Amnesty”: Trump, kërcënim për të drejtat e njeriut

Grupi për të drejtat e njeriut, “Amnesty International” akuzon presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për “politika të urrejtjes” dhe e sheh si “kërcënim për të drejtat e njeriut”.

13:00
Ndihma ekonomike, Balla: Mocionin e donim sot, opozita e papërgatitur

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, u shpreh jashtë sallës së kuvendit pas mbylljes me tension të seancës dhe largimit të opozitës, se konflikti është artificial dhe pa asnjë shkak.

12:52
Amnesty International: Shqipëria, probleme me të drejtat

Mosndëshkimi për vrasjet dhe zhdukjet e së shkuarës vazhdon në Shqipëri. Masat për mbrojtjen e grave nga dhuna në familje janë implementuar me mangësi. Gratë dhe fëmijët trafikohen për prostitucion dhe punë të detyruar.

12:50
Veliaj: Program punësimi dhe integrimi për gratë e dënuara

Bashkia e Tiranës ka mbjellë 163 drurë dekorativ në burgun e grave. Në këtë institucion vuajnë dënimin rreth 40 të paraburgosura dhe 56 të dënuara.

12:45
Rama i quan “zogjtë e korbit”, opozita largohet nga salla

Teksa kryeministri Edi Rama po fliste për ndihmën ekonomike në foltoren e Kuvendit, kreu i PD-së, dhe deputetët e opozitës i janë afruar foltores duke i kërkuar llogari Ramës për gjuhën e përdorur, duke i quajtur “zogjtë e korbave”.

12:37
Basha: Negociatat në rrezik, shkak korrupsioni i Ramës. Ta çlirojmë vendin nga 50 banditë

Kryetari i Partisë Demokratike tha sot në Kuvend se i është hequr ndihma ekonomike 20 mijë familjeve, ndërsa për ta nuk ka pasur asnjë shpjegim.

12:33
Epidemia e fruthit, Vasili: Shteti kërcënohet nga qëndrime të ashpra ndërkombëtare

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, tha se qeveria kërcënohet nga qëndrime të ashpra të organizmave ndërkombëtarë për situatën e fruthit në vend. Sipas Petrit Vasilit, qeveria ia ka lënë këtë situatë spontanitetit.

12:27
Wanda ‘tremb’ Interin dhe largon Raiolan nga Icardi

Cikloni Wanda Nara e ka tronditur sërish Interin, por këtë herë jo me fotot gjysmë e zhveshur, por me deklaratat e saj për futbollistin që përfaqëson, që është njëkohësisht edhe bashkëshorti i saj.

12:13
Europa League, Napoli në kërkim të mrekullisë

Luhen sot ndeshjet e kthimit të fazës së 1/16 të finaleve të Europa League. Vëmendja më e madhe do të jetë te Napoli. Skuadra e drejtuar nga Maurizio Sarri do të luajë në Gjermani ndaj Leipzigut ku do të duhet të bëjë mrekullinë për t’u kualifikuar duke qenë se në fushën e tij është mundur me rezultatin 3-1.

12:11
Protesta për tokat nën ujë, banorët e Podgories: Nuk mbjellim dot grurë

Të paktën 2000 hektarë sipërfaqe bujqësore e kultivuar kryesisht me grurë në fshatin Podgorie është nën ujë.

12:08
Fier, ura që përmbyt fermat, kalimi i Vjosës është ngushtuar

Kjo është ura mbi lumin Vjosë që banorët e fshtatit Kafaraj e konsiderojnë si shkaktarë kryesore të përmbytjeve të fundit në qarkun e Fierit.

12:07
Në kërkim të rrugës, banorët e Shtojit: 20 vjet pa infrastrukturë

Një nga fshatrat më të popolluara të Shkodrës, Shtoji, vetëm 3 km larg qytetit, prej më shumë se 20 vitesh vuan mungesën e infrastrukturës.

12:04
Skandali “Novartis” në Greqi, hetim parlamentar

Pas një seance plenare maratonë, që ka zgjatur gati 20 orë, Parlamenti grek ka aprovuar me shumicë votash krijimin e një Komisioni të shqyrtimit paraprak, për hetimin e skandalit të madh ekonomik të gjigantit farmaceutik “Novartis”, në të cilin përfshihen 10 emra të fuqishëm të politikës greke, konservatorë dhe socialistë, që kanë shërbyer në ministritë kyçe të Shëndetësisë dhe Financës prej vitit 2006 deri në vitin 2015.

11:57
Pezullimi nga Ministria e Mjedisit, punonjësit e guroreve të Skraparit në protestë

Rruga kombëtare Berat-Skrapar është bllokuar nga punonjësit e nxjerrjes dhe përpunimit të gurit.

11:47
9 orë debat për të varfërit, Rama e Basha përplasen në Kuvend

Konferenca e Kryetarëve vendosi 15 marsin për zhvillimin e 9 orëve debat parlamentar me kryeministrin për skemën e re të ndihmës ekonomike, prej të cilës janë përjashtuar shumë familje.

11:33
200 mijë euro për në Prishtinë? Flet babai i Dua Lipës…

Ditë më parë u përfol në media dhe portale online se Dua Lipa kishte kërkuar rreth 200 mijë euro për të ardhur në Kosovë për 10 vjetorin e Pavarësisë dhe kjo shkaktoi zemërim tek fansat e asaj.

11:27
Qafështama, ndërthurja e natyrës, turizmit dhe aventurës – FOTO

Parku Kombëtar i Qafështamës po kthehet në një destinacion të vërtetë turistik, duke ofruar një mozaik natyror dhe kulturor për qindra pushues.

11:27
Nju Jorku i viteve ’30, ndryshimet fiksuar në foto

Një seri fotografish magjepsëse nga një prej femrave pionere në fotografi tregojnë Nju Jorkun në një gjendje ndryshimi në vitet ’30.

11:21
Vodhi tre herë kishën e Shna Ndoit, arrestohet 31-vjeçari

Policia e Tiranës ka vënë në pranga autorin e dyshuar të vjedhjes së përsëritur të Kishës së “Shna Ndoit”.

10:53
Punëtorët e bypass-it Fier-Vlorë protestë para Kuvendit, Basha: Rama i do paratë e garancisë për vete

Punonjës të bypass-it Fier-Vlorë kanë dalë paraditen e së enjtes në protestë para Kuvendit për të kërkuar rrogat e pashlyera kundrejt tyre. Pranë tyre është afruar edhe kreu i PD, Lulzim Basha bashkë me deputetë të tjerë, i cili u garantoi mbështetje dhe zgjidhje të problemit të tyre.

10:48
Veliaj: Gati projekti i Bregut të Lumit, shumë shpejt pjesa tjetër e Bulevardit

Projekti i transformimit të zonës së Bregut të Lumit tashmë është gati, dhe është vetë kryebashkiaku Veliaj që ka postuar foto nga projekti.

10:27
Bllokon 1200 banorë, reshjet shkatërruan rrugën

Reshjet e ditëve të fundit kanë bërë që rruga që të çon në fshatin Kuç të rrethit të Vlorës të prishet nga erozioni.

10:20
Betohet Astrit Veliaj. Deputet i PD, pas tërheqjes së dy grave

Pas dorëheqjes së Eduard Halimit, biznesmeni Astrit Veliaj u rikthye në Parlament, si deputet. Por mandatin që mori sot, e refuzuan më parë dy gra, që u takonte sipas kuotave gjinore. Zoti Astrit Veliaj i tha Top Channel se si e shihte këtë rikthim, në këtë mënyrë.

10:17
Interpelanca, Nikolla: Universiteti publik nuk është në kaos nga ligji. Ka probleme të brendshme

Ministrja Lindita Nikolla në interpelancën e kësaj të enjte iu përgjigj kërkesës së deputetëve të LSI për ligjin e arsimit të lartë. Ajo tha se universiteti publik nuk është në kaos për shkak të ligjit, por për probleme të brendshme.

09:32
Aksidentohen 5 minatorë në Bulqizë, 3 dërgohen në Tiranë

Në tunelin që po hapet nga minierat e kromit në Bulqizë drejt rafinerisë në Klos, ka shpërthyer me vonesë një minë e vendosur në frontin e galerisë.

09:12
Dua Lipa triumfon në “Brit Awards 2018”

Dua Lipa ka shkëlqyer dhe triumfuar në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Brit Awards 2018. Ajo fitoi çmimin si këngëtarja më e mirë femër në Britani dhe atë të këngëtares më të mirë të re.

09:03
Sulmuesi i Real Madrid bën gati valixhen për në Paris

Historia mes Real Madrid dhe Karim Benzema duket se ka mbërritur në kapitullin e fundit dhe 9 vjet pas mbërritja në Madrid, francezi duket gati për të thënë Lamtumire.

09:01
Milinkoviç Saviç, zotëria 100 milonë

Kur presidenti i Lacios, Claudio Lotito tha në gushtin e shkuar se kishte refuzuar 70 milionë euro për Sergej Milinkoviç Saviç, e morën për të çmendur, por kur pas pak ditësh Neymar u shit për 222 milionë euro, tregu i futbollit ndryshoi përgjithnjë.

08:50
Hahn: Shqipëria ka bërë reforma të rëndësishme, në verë rekomandimi për hapjen e negociatave

Komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Johannes Hahn ka dhënë një intervistë së fundmi për “Die Welt” mbi perspektivën e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në BE.

08:38
E enjtja me kthjellime

Paraditja e tw enjtes mbetet me vranësira e reshje të përkohshme në të gjithë vendin por pas mesditës pritet përmirësim gradual i kushteve të motit duke sjellë herë pas here edhe kthjellime, të cilat mbeten prezent gjatë pasdites dhe deri në mbrëmje.

08:13
Aksident tragjik në autostradën Durrës-Tiranë, humbin jetën dy persona

Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor i mori jetën Eleni Abdillarit, vajzës 23-vjeçare dhe taksistit Bujar Agalliu, 60 vjeç, që po e dërgonte atë nga Durrësi në Tiranë mesnatën e kaluar, ndërsa drejtuesi i mjetit tjetër është shpallur në kërkim nga policia.

08:01
Sulmohet Ambasada e SHBA në Malin e Zi, agresori hedh veten në erë

Një person ka hedhur lëndë shpërthyese në ndërtesën e ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Podgoricë, konfirmoi Qeveria e Malit të Zi.

04:30
Kondogbia: Interi në kaos, dua të qëndroj te Valencia

Goefrey Kondogbia ia ka dhënë një ‘shuplakë’ Interit, gjatë një interviste për një media spanjolle, ku ka evidentuar dëshirën për të mos u kthyer më në Milano.

01:04
Propozimi i Trumpit: Të armatosen mësuesit

Presidenti amerikan Donald Trump e ka një strategji për të parandaluar masakra si ajo e javës së shkuar në një shkollë në Florida, ku humbën jetën 17 vetë: Të armatosen mësuesit!

E mërkurë, 21 Shkurt 2018
23:55
Ronaldinho ‘shënon golin e jetës’ (Foto)

Ish futbollisti i famshëm brazilian, Ronaldinho Gaucho duket se prej kohësh është në një lidhje me modelen Ania Gadea.

23:28
Modelja tregon shkaqet e ndarjes nga Simeone

Modelja e njohur italiane, Elisabetta Galimi u bë e njohur për romancën e saj me futbollistin e Fiorentinës, Giovanni Simeone, djalin e trajnerit të Atleticos.

22:41
Sevilla-Manchester United pa gola, meritë e De Geas

Ndeshja Sevilla-Manchester United, e vlefshme për 1/8 e Champions League, nuk dhuroi asnjë gol dhe një pjesë të madhe të fajit për këtë e ka David De Gea.

22:40
Roma nuk i reziston “furisë” së Shakhtarit, humbet 2-1 në Ukrainë

Roma është dorëzuar përballë ukrainasve të Shakhtar Donetsk në takimin e parë të 1/8-ave të finaleve të Champions League, edhe pse u duk se transferta do të fliste me nota pozitive për verdhekuqtë.

22:13
Çudit presidenti grek mbi tank: Greqia, kurrë e frikësuar nga armiqtë e saj

Presidenti grek, Prokopis Pavlopoulos ka lëshuar një deklaratë të papritur nga Janina, këtë të mërkurë, teksa gjendej atje për një ceremoni që shënonte 105-vjetorin e çlirimit të qytetit nga sundimi osman gjatë Luftës së Parë Ballkanike.

21:26
Krimet në Siri, OKB mbetet “pa fjalë”, publikon deklaratën bosh

Që prej nisjes së konfliktit në Siri, Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe agjencia e saj UNICEF kanë ngritur zërin vazhdimisht për mizoritë që po ndodhin atje dhe shkeljen flagrante të të drejtave të njeriut.

21:19
Indeksi i perceptimit të korrupsionit, Shqipëria shënon përkeqësim

Shqipëria ka shënuar përkeqësim në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2017, të publikuar mbrëmjen e së mërkurës nga “Transparency International”.

20:43
Reali nuk e ndjen mungesën e Cristianos, mposht 3-1 Leganesin

Real Madrid ka mposhtur në transfertë Leganesin me rezultatin 3-1 dhe ka kapërcyer Valencian në renditjen e kampionatit spanjoll, duke u pozicionuar në vendin e tretë.

20:31
Roskovec, qytetarët figurojnë debitorë edhe pse e kanë paguar ujin

Banorë të fshatit Strum-Roskovec u ankuan në “Fiks Fare” për një problematikë që ka lindur së fundmi lidhur me pagesat e ujit të pijshëm ndër vite.

20:18
Kokainë e heroinë në Itali, kapen 3 shqiptarë e një italian

Një sasi prej 55 gramë kokainë, 100 gramë heroinë dhe 4 të arrestuar, janë bilanci i një operacioni antidrogë të kryer me sukses nga Guardia di Finanza e Savonës, në Itali.

20:18
Valdetes i rilidhen dritat, ndihma pas apelit në Top Channel

Pas 20 ditësh në errësirë, te moshuares Valdete Thomai, në Vlorë iu rilidh energjia.

20:11
Fruthi, në radhë për vaksinat. Më të rrezikuarit të lindurit mes viteve ’80-‘90

Frika nga fruthi ka çuar shumë qytetare drejt qendrave shendëtesore për t’u vaksinuar.

20:01
Europa League, CSKA-ja e Moskës eliminon Crvena Zvezdën

CSKA-së së Moskës i ka mjaftuar vetëm një gol i shënuar nga Alan Dzagoev, në kohën shtesë të pjesës së parë, për të mposhtur rivalët serbë të Crvena Zvezdës (Ylli i Kuq i Beogradit) dhe për të kaluar në çerekfinalet e Europa League.

19:47
Si u bë me det Rrogozhina? Bashkia e re lindi nga aleanca PS-PDIU

Krijimi i Bashkisë së Rrogozhinës, madje dhe me dalje në bregdet, ishte një nga 14 ndryshimet që ju bënë hartës territoriale në moment të fundit, pas deklarimit të votës së PDIU-së, së Shpëtim Idrizit pro ndarjes së re të territorit.

19:41
“TripAdvisor” publikon listën e plazheve më të mira në botë

Një plazh i veçantë në Karaibe, më konkretisht në shtetin Turks & Caicos, është shpallur si më i miri në botë për vitin 2018 nga “TripAdvisor”.

19:36
Skandali i Spillesë, si u përfshinë pa dashje banorët në skemën e mashtrimit

Skandali i tjetërsimit të 58 hektarëve brez me pisha në plazhin e Spillesë të tjetërsuara në letra si tokë arë, ka prekur edhe një bazë ushtarake . 9600 metra/katrorë tokë brenda zonës, që duhet t’i përkisnin Komandës së Forcës Ajrore, i kanë kaluar me certifikatë pronësie biznesmenit Idlir Karkini.

19:32
Itali, kapen 41 kg heroinë. Mes bandës, edhe shqiptarë?

Një goditje e rëndë i është dhënë trafikut të drogës në Ravenna të Italisë. Pas muajsh të tërë hetimesh, agjentët italianë kanë zbuluar një laborator droge në një apartament në periferi të Ravenës. Aty kanë gjetur gjithçka të dobishme për paketimin e rreth 41 kg lënde narkotike, e gatshme për t’u hedhur në treg.

18:35
KOKSH shpall sportistët e vitit, “revoltohet” Erkand Qerimaj

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar nderoi 10 sportistët e vitit në në një ceremoni të ditës së djeshme. Por ajo që bie në sy është mungesa e një emri të shquar sportiv, e veçanërisht në atë të peshëngritjes shqiptare, siç është shkodrani Erkand Qerimaj.

18:03
Rusia kritikon BE për politikën “e gabuar” në Ballkan

Politika perëndimore, që u kërkon vendeve të Ballkanit të zgjedhin mes Perëndimit dhe Rusisë, është e dëmshme.

17:57
Merkel takon Zaevin: Emri, pranë zgjidhjes

Zgjidhja e mosmarrëveshjeve lidhur me emrin e Maqedonisë nuk ka qenë kurrë më pranë sesa tani.

17:57
“Presidenti” i Ramës, reagon Ambasada e SHBA: Të zhgënjyer! Gjuha e shkujdesur dëmton!

Reagimi i Ambasadës Amerikane në lidhje me deklaratën e Kryeministrit Edi Rama në Kuvendin e Kosovës me rastin e 10-vjetorit të Pavarësis, ku foli për një President të përbashkët, ka mbërritur tri ditë më vonë.

17:43
Skiatorja amerikane Lindsey Vonn, vetëm bronz në zbritjen e lirë

Lindsey Vonn nuk i realizoi pritshmëritë në garën e zbritjes së lirë në skitë alpine, në Lojërat Olimpike Dimërore.

17:35
Khedira s’e mohon: Mund të kthehem në Bundesliga

Te Juventusi ka zhvillime të rëndësishme në lidhje me merkaton e futbollistëve. Sami Khedira po mendon rikthimin në kampionatin gjerman dhe është vet mesfushori që e ka konfirmuar këtë gjë, gjatë një organizimi për një sponsor.

17:13
Icardi stërvitet vetëm, do të mungojë edhe këtë javë

Rikuperimi i sulmuesit argjentinas, Mauro Icardi, nga dëmtimi muskular që pësoi muajin e kaluar po bëhet gjithmonë e më i gjatë.

17:12
Luftë krimit të organizuar, Britania premton ndihmë

Britania e Madhe zotohet që të ndihmojë policinë shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar.

16:51
Disiplina dënon Bakajn me dy ndeshje për fyerje ndaj tifozëve

Fundi i tensionuar i ndeshjes mes Partizanit dhe Kukësit në Kategorinë Superiore regjistroi disa incidente në stadiumin “Selman Stërmasi”, mes të cilëve edhe përplasjen e Elis Bakajt me tifozët.

16:44
Nga Messi te Federer, ngjashmëria mes VIP-ave

Na ndodh shpesh që ndërsa lundrojmë në faqet e internetit apo edhe në rrjetet sociale, foto të shumë personazheve të njohur na përngjasojnë me njëri-tjetrin.

16:35
Raporti i italianëve: Mafia shqiptare, importuesja e madhe e drogës

Shërbimi inteligjent i antimafias në Itali ka dorëzuar në komisionet e sigurisë të Parlamentit italian raportin për vitin 2017.

16:27
Vizita në Letoni, Bushati merr mbështetje për hapjen e negociatave

Gjatë vizitës së tij në vendet Baltike, ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati u ndal në Letoni, ku u takua me homologun e tij, Edgar Rinkevics.

15:21
Kërkohet gjak për talasemikët, të sëmurët me shpresë te dhuruesit në Lushnje

Marjana Dila nga Kolonja e Lushnjes prej 28 vjetësh vjen në pavionin e gjakut per t’i dhënë gjak vajzës së saj që vuan nga talasemia. Ajo dhe bashkëshorti shpesh janë bërë pjesë e dhurimit vullnetar, sepse e njeh dhimbjen e çastit kur të thonë se nuk ka gjak.

15:06
Noteri i “tokave” në Spille, u la në “arrest shtëpie”, akuzohet për falsifikim

Në dosjen e tjetërsimit të pronave shtetërore dhe të ushtrisë në zonën bregdetare të Spilles së Kavajës, është edhe noteri Julian Zhelegu, për të cilin gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest në shtëpi ndonëse Prokuroria kërkoi arrest me burg.

15:03
Njeriu që “vodhi” poligonin; Kush është biznesmeni i akuzuar për vjedhjen e tokës së repartit ushtarak

Idlir Karkini, biznesmeni i përfshirë në skandalin e vjedhjes së tokave në Rrogozhinë nuk është një emër i panjohur për publikun. Tre vjet më parë, kompania e tij “Idea Tel” u denoncua nga KLSH si e përfshirë në një aferë të rëndë të lidhur drejtpërdrejtë me cenimin e sigurisë kombëtare.

14:40
Grabitësit hyjnë në shtëpi, lidhin burrë e grua dhe i vjedhin

Persona të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur në mesnatë një çift të moshuarish brenda banesës së tyre në fshatin Shirq të Shkodrës.

14:26
Courtois largon Madridin: Nuk do të shkoj te Reali

Nëse shkruan në google emrin e Courtois, bashkë me të qëndron edhe Real Madrid. Presj disa sezonesh portieri i Chelsea përflitet për një kalim të mundshëm në Madrid.

14:21
Shtohen aksidentet rrugore, nis keq 2018-ta

2018 ka nisur keq për sa i përket aksidenteve rrugore. Instituti i Statistikave raportoi se një janar të këtij viti u regjistruan 134 aksidente rrugore, nga 119 aksidente të ndodhur në Janar 2017, duke u rritur me 12,6 %.

14:16
Shqipëri-Norvegji, FSHF përcakton çmimet e biletave

Ndërsa na ndan pak më shumë se një muaj nga ndeshja e parë miqësore për 2018-ën, kundër Norvegjisë, që do të luhet në “Elbasan Arena”, FSHF ka përcaktuar edhe çmimet e biletave për tifozët sipas tribunave.

14:01
Kosova, Meta: Të papranueshme idetë për ndarje apo për shkëmbim territoresh

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti në takim delegacionin e Këshillit Europian për Marrëdhëniet me Jashtë, kryesuar nga Carl Bildt, ish-Kryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme të Suedisë. Gjatë këtij takimi Meta theksoi rëndësinë që ka zgjerimi i BE-së edhe me 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe në këtë kontekst vuri në dukje se shpreson që Shqipëria të çelë sa më parë negociatat e anëtarësimit në BE, dhe që Kosova të përiftojë liberalizimin e vizave, sapo të mbyllet marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi.

14:00
Basha në Kamzë: 20 mijë familje pa ndihmë ekonomike, emergjencë kombëtare

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vizituar disa familje ekstremisht të varfëra, të cilat janë hequr nga skema ekonomike.

13:49
“Mos na vrisni ëndrrën!”. Tifozët korçarë, në mbrojtje të Skënderbeut

Me mijëra qytetarë nga Korça, por edhe qytete të tjera, iu bashkuan një proteste të organizuar nga tifozët e skuadrës së futbollit në Kategorinë Superiore, si pjesë e kontestimeve për raportin e inspektorëve të UEFA-s që inkriminon Skënderbeun.

13:48
Slloveni-Kroaci, përplasje për kufirin detar

Duket se po përshkallëzohet një tjetër tension mes të shumtëve që rrezikojnë stabilitetin dhe dialogun në Ballkan.

13:43
Derregullimi, 46 dokumente më pak për në Hipotekë, ALUIZNI dhe ATP

Qytetarëve do t’u kërkohen 46 dokumente më pak pas ndryshimeve në Hipoteka, duke eleminuar radhët e gjata të pritjes në sportele.

13:39
Raquel, nga Porto me shumë dashuri

Futbolli është bërë edhe më i bukur vitet e fundit nëpërmjet rrjeteve sociale dhe faqeve ‘rozë’, ku padyshim vendin e parë e zënë bukuroshet që shoqërojnë futbollistët e njohur.

13:25
Reagim konkret, çifti Clooney në marshimin kundër armëve

Jo vetëm fjalë, por reagim konkret. George Clooney dhe bashkëshortja e tij Amal, kanë dhuruar 500 mijë dollarë në mbështetje të organizimit të një manifestimi të madh më 24 mars, në Uashington për të kërkuar kontroll më të rreptë mbi armët.