Grabitësit hyjnë në shtëpi, lidhin burrë e grua dhe i vjedhin

21/02/2018 14:40

Persona të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur në mesnatë një çift të moshuarish brenda banesës së tyre në fshatin Shirq të Shkodrës.

Grabitësit kanë vjedhur me dhunë një sasi lekësh dhe automjetin e parkuar në oborr. Policia bën të ditur se vetëm pak orë pas ngjarjes është bërë i mundur arrestimi i autorëve. I zoti i shtëpisë, Mark Alia rrëfen momentet e tmerrit, kur grabitësit i kanë vënë litarin në fyt, ndërsa e shoqja është tentuar të goditet me levë.

“Mua më kanë hipur sipër dhe kanë dashur të më mbysin. Morën automjetin dhe dy çifte”, shprehet Mark Alia.

I zoti i shtëpisë tregon se grabitësit janë të njohur për të. Madje, thotë se babai i njërit prej grabitësve ka bërë punime në shtëpinë e tij dhe se ai për këtë nuk e fal.

“Djalin nuk e fal, të atin e tij po. Më ka kërkuar falje”, thotë Mark Alia.

Ndërkohë, policia pohon se emrat e grabitësve nuk bëhen të ditur pasi, hetimet vazhdojnë dhe dyshohet se ky grup ka kryer e të tjera grabitje me armë.

Top Channel