Fruthi, në radhë për vaksinat. Më të rrezikuarit të lindurit mes viteve ’80-‘90

21/02/2018 20:11

Frika nga fruthi ka çuar shumë qytetare drejt qendrave shendëtesore për t’u vaksinuar.

“Jam e datëlindjes ’83 dhe kam ardhur të bëj vaksionën se me çfarë po dëgjojmë nëpër televizor dhe nga doktorët, e bëra për merak”, thotë një qytetare.

Instituti i Shëndetit Publik u kërkon jo vetëm të lindurve në fashën e viteve ‘80-’90, por të gjithë atyre që kanë bërë vetëm një dozë të vaksinës së fruthit, duke shpjeguar kështu rastet e prekura me fruth, edhe pse thonë se ishin vaksinuar.

“Themi për fashat ‘80-’90, sepse e dimë që janë vetëm me një dozë vaksinë dhe nuk është se ka dhënë ndonjë mbrojtje të mirë nga studimet e bëra, nga ana tjetër që nuk gjejnë dot informacione nëse kanë një apo dy vaksinë, ta bëjnë një tjetër se nuk u kushton gjë, nuk është e dëmshme doza e tretë”, thotë Erida Nelaj, specialiste e Institutit të Shëndetit Publik.

Fruthi, thonë ekspertët, ka simptoma të ngjashme me gripin ndaj nuk mund të dallohet nëse nuk paraqiteni menjëherë te mjeku.

“Është rrugë, temperaturë e lartë. Ka disa shenja që i dallojnë vetëm mjekët, jo nga individi. Individi kupton që është fruth vetëm në momentin kur fillon skuqja. Që nga ky moment duhet që për katër ditë të mos ketë kontakte me të tjerët sepse është ende infektues për të tjerët”, thotë specialistja e ISHP.

Specialistët e ISHP thonë se personat e prekur duhet të qëndrojnë minimumi 8 ditë të izoluar. Nëse e bëjnë vaksinën tani, ajo garanton mbrojtje për ata që nuk kanë bërë asnjë dozë vetëm pas një muaji, ndërsa për ata që e kanë bërë më herët një dozë ua siguron mbrojtjen pas dy javësh. Nelaj garanton se vaksina ka, pasi janë dhjetë mijë doza, përveç atyre që janë siguruar për njëvjeçarët, ndërkohë që janë porositur të vijnë edhe dozat e planifikuara për gjashtë mujorin e dytë të vitit.

Ndërkohë, kreu i Komisionit të Shëndetësisë dhe deputeti i LSI-së, Petrit Vasili thotë se vendi është në emergjencë kombëtare.

“Jemi në një emergjencë kombëtare. Kemi të bëjmë me një shpërthim epidemik, pasi jemi të rrethuar nga vende që janë prekur nga fruthi. Ka një strukturë organizative të shthurur, pasi institucionet e detyruara me ligj dhe gjithë instrumentet që duhet të aktivizoheshin, jo vetëm që nuk janë aktivizuar, por nuk ekzistojnë fare. Nuk është ndërtuar një stok vaksinash shtesë që është i domosdoshëm për të përballuar këtë situatë”, thotë ai.

Top Channel

Top News – Si shpenzohet teprica e DIVA-s. Tatimet sqarojnë tre mënyrat e përdorimit të parave
Top Channel/ Tentuan të merrnin peng një 17-vjecar dhe e goditën me thikë, në pranga 2 persona në…
Një i ri është vënë në pranga në Shkodër pasi iu kapën në banesë, armë zjarri, armë sportive, armë të ftohtë dhe shiste lëndë narkotike. Njoftimi: Posedonte në banesë, armë zjarri, armë sportive, armë të ftohtë dhe shiste lëndë narkotike, arrestohet 23-vjeçari. Ai u kap në flagrancë, gjatë natës, te ura e Mesit, me doza Kokaine dhe Cannabisi, gati për shitje. Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov, 1 pushkë pneumatike, 1 armë e ftohtë (thikë) dhe sasi të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Cannabis, të ndara në doza. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas që shiste lëndë narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ura”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi: -A. M., 23 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri. Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, gjatë natës, te ura e Mesit, me doza Kokaine dhe Kanabisi, gati për shitje.
Top News- Fshihte armë zjarri në banesë/ Arrestohet 59-vjeçari në Shijak, i sekuestrohet dhe kokainë
Top News – Përplasje me policinë. 15-vjeçari aksidenton qëllimisht efektivët në Vlorë
Top Channel/ Nuk iu bind urdhrit të efektivëve, i mituri ‘kthen përmbys’ makinën e policisë