Pas 20 ditësh në errësirë, te moshuares Valdete Thomai, në Vlorë iu rilidh energjia.

Pas apelit që ajo bëri në Top Channel, disa kompani biznesi dhuruan paratë me të cilat u shlyen pagesat e prapambetura të pensionistes së sëmurë.

Biznesmenë të ndryshëm i kanë dërguar ndihma në ushqime 70-vjeçares Thomai.

Me paratë e pensionit të invaliditetit prej 14 mijë lekësh, e moshuara nuk mund t’i shlyente detyrimet ndaj shtetit.

Historia e saj e transmetuar në edicionin e lajmeve të Top Channel dy ditë më parë preku shumë njerëz dhe përfaqësues biznesesh që u ofruan për ta ndihmuar.

Top Channel