Reali nuk e ndjen mungesën e Cristianos, mposht 3-1 Leganesin

21/02/2018 20:43

Real Madrid ka mposhtur në transfertë Leganesin me rezultatin 3-1 dhe ka kapërcyer Valencian në renditjen e kampionatit spanjoll, duke u pozicionuar në vendin e tretë.

Në ndeshjen e prapambetur, madrilenët luajtën pa Cristiano Ronaldon, por Lucas Vazquez, Casemiro dhe Sergio Ramos bënë që të mos ndihej mungesa e portugezit, duke përmbysur golin e Bustinza, i cili kaloi në avantazh vendasit në minutën e gjashtë.

Pas 24 ndeshjeve të luajtura, Reali vazhdon të mbetet shumë larg Barcelonës kryesuese (14 pikë), ndërsa shkurton në 7 pikë diferencën me Atletico Madridin e vendit të dytë.

Top Channel