CSKA-së së Moskës i ka mjaftuar vetëm një gol i shënuar nga Alan Dzagoev, në kohën shtesë të pjesës së parë, për të mposhtur rivalët serbë të Crvena Zvezdës (Ylli i Kuq i Beogradit) dhe për të kaluar në çerekfinalet e Europa League.

Moskovitët duket se e merituan këtë sukses, pavarësisht se përballjet ishin tejet të dyluftuara, me takimin e parë në Beograd që përfundoi me rrjeta të paprekura, ndërsa në sfidën e kthimit në Rusi ishin vendasit që patën kontrollin e ndeshjes, e madje edhe arritën të shënonin.

Futbollistët e Crvena Zvezdës u përpoqën të krijonin rastet e tyre, por asgjë për t’u shënuar veçse një goditje në portë, madje çuditërisht nuk morën as edhe një goditje këndi.

Skuadra moskovite kalon kështu në çerekfinale, shorti për të cilat do të hidhet ditën e premte nga UEFA.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel